Kosova

12 të larguarve të VV-së do të ju prijë Dardan Sejdiu 

Administrata e Kuvendit të Kosovës, njofton se ka pranuar kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar, me emër “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.

Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina. Kryetar i grupit, sipas kërkesës, do të jetë deputeti Dardan Sejdiu.

Tash nga 32 sa i ka pasur,  VV-ja mbetet me 19 deputetë.