Kosova
12 persona të kthyer nga Kosova në Austrinë e Epërme, kanë rezultuar me koronavirus
Në dy javët e kaluara, 48 raste me koronavirus janë regjistruar në Austrinë e Epërme, të cilat kanë të bëjnë me të kthyerit nga vendet tjera në Austri, kryesisht nga Ballkani Perëndimor.
Dymbëdhjetë persona të infektuar kishin ardhur nga Kosova, dhjetë nga Serbia, shtatë nga Bosnja, nga pesë, prej Rumanisë dhe Kroacisë, dy nga Maqedonia e Veriut dhe nga një i infektuar nga: Turqia, Franca, Gjermania, Mali i Zi, Afganistani dhe Italia, kështu kanë njoftuar autoritet e Landit të Austrisë së Epërme të dielën pasdite.
Shumica e të infektuarve u testuan pozitivë për Covid-19 në Perg dhe Mauthausen . Pjesa më e madhe e të infektuarve ishin për pushime në Ballkanin Perëndimore dhe teksa janë kthyer në Austri, kanë rezultuar të sëmurë, me Covid 19, raporton heute.at përcjell Albinfo Austria.
Kryetari i Bashkisë së Austrisë së Epërme, Thomas Stelzer ka kërkuar më shumë kontrolle kufitare duke pas parasysh pushimet që sapo kanë filluar dhe lëvizjet e shtuara të udhëtimit.
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane