Kosova

Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje

Udhëtarët që po udhëtonin nga Prishtina në Halmstad të Suedisë raportohet të kenë përjetuar një situatë të vështirë gjatë fluturimit me kompaninë GP aviation.

Shkak mësohet të kenë qenë turbulencat e mëdha ku pas 20 minutash nisje, aeroplani është përballur me turbulenca të mëdha.

Një nga udhëtarët e kësaj linje ka shpjeguar tmerrin që përjetuan gjatë fluturimit, ku tha se pas 20 minutash nisje, aeroplani është përballur me turbulenca të mëdha.

“Ka fluturuar për rreth 20 minuta dhe më pas na është vështirësuar frymëmarrja. Ka pasur turbulenca, rënie poshtë pa kontroll dhe na janë lëshuar maskat”.

“Unë personalisht nuk jam mirë nga frymëmarrja, të gjithë udhëtarët kanë pasur panik”, tha ky lexues për Klankosova.tv.

Ai më pas bëri të ditur se pas këtyre problemeve gjatë fluturimit, aeroplani është detyruar që të kthehet në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndërkohë nëpër rrjete sociale janë publikuar edhe video

VIDEO:

@fol.shlire♬ original sound – FOL

Për rastin kishte raportuar edhe Aeroporti Halmstad në Suedi.