Lajme
1,161 raste të reja me Covid janë regjistruar në Austri
Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore austriake tregojnë se nga rastet e para me koronavirus e deri tani në total Austria ka 394,939 infektime, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se situata është e mirëmenaxhuar dhe ka një ulje të madhe të infektimeve, veçmas në këtë fillmviti.
Referuar të dhënave të fundit, në Austri ka 16 950 raste aktive me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa, në 24 orët e fundit Austria ka regjistruar 1,161 raste të reja me Covid.
Sidoqoftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Austri po rritet. Gjatë kësaj jave në këtë shtet është raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 95%.
Duhet theksuar se Austria deri tani ka bërë mbi 4 milionë testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.
Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, e këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik