Integrimi
Drenicaku, shef i sallave të operacioneve në Spitalin Universitar të Bernës
Nexhmedin Avdija flet për rrugën e tij jetësore e profesionale nga azilkërkuesi në Gjermani e deri te pozita e shefit të sallave të operacionit në ORL të spitalit Universitar (Inselspital) të Bernës
Ëndrra e tij jetësore ishte mjekësia. Për të realizuar këtë ëndërr, ai kishte nisur studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë. Por koha dhe vendi për përmbushjen e ëndrrave jetësore në fushë të profesionit, ishin të gabuara. Bëhet fjalë për fundin e viteve `80 të shekullit të kaluar në Kosovë. Pasi mbaron katër vite të këtij fakulteti të vështirë, Nexhmedin Avdija, ashtu sikurse shumë studentë tjerë shqiptarë, detyrohet t`i ndërpresë studimet. Është koha kur regjimi milloshevician ua mbyll shqiptarëve të gjitha rrugët e prosperimit. Mërgimi mbetet për shumëkënd i vetmi shteg shpëtimi ose sigurimi i mbijetesës familjare. Kështu ishte edhe për Nexhin.
“Kisha të mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë dhe në vitin 1987 regjistrova Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Përgjitshhëm. Pasi që në vitin 1991 na përzunë nga universiteti, unë erdha në Gjermani ku u paraqita për azil. Vetëm 11 ditë kam qëndruar pa punë pasi që u punësova shumë shpejt si infermier”, nis rrëfimin për albinfo.ch Nexhmedin Avdija. Por, për t`iu njohur diploma e shkollës së mesme pastaj atij i është dashur të ndiqte një shkollë prej gjashtë muajsh. Kështu, ai merr diplomën e Gjermanisë për infermier.
“Më vonë, në vitin 1997 kam marrë diplomën e universitetit prestigjioz të Heidelbergut Karl -Ruprecht Universität si instrumentues, krahas punës” thotë z. Avdia derisa na shëtit nëpër sallat e operacioneve të kirurgjisë së ORL-se dhe asaj Maksillofaciale në Insel-Universitäts Spital të Bernës. Këtu ai punon si shef i repartit të sallave të operacionit ku udhëheq një ekip prej 22 vetash me përgatitje superiore profesionale.
Nga Heidelbergu në Bernë
“Atëbotë mu lejuan edhe studimet e rregullta të mjekësisë në Gjermani por isha i hendikepuar pasi që nuk e kisha statusin e qëndrimit të pakufizuar në Gjermani dhe në këtë mënyrë nuk ishte e mundur të merrja as bursë studentore. Kështu u detyrova të studioja krahas punës për kualifikimin e përmendur në Ruprecht-Karls Universität Heidelberg. Pas përfundimit të këtij kualifikimi, unë aty punova deri në fund të vitit 2000, që më pas të kaloja me marrëdhënie pune në Unispital Bern- Klinika e Ortopedisë meqë profesioni im kërkohej këtu në mënyrë eksplicite”, tregon Avdija. Këtu jam prej 15 vitesh dhe që më 2006 ne Feusi-Zentrum Bern i kreva studimet për arsimimin e të rriturve (Erwachsene Bildung). Me diplomën e pedagogut për shkollat e larta kirurgjikale (Operationstechnische asssistent/innen) qe nga viti 2006 kam punuar si docent në Operationsfachweiterbildungsstätte Inselspital Bern. Deri në marsin e vitit të kaluar kam punuar si mësimdhënës i ORL-së dhe Maxillofaciales në Medizentrum -Bern”, sqaron për albinfo.ch rrugën e tij profesionale Nexhmedin Avdija, me prejardhje nga Mikushnica e Skënderajt.
Ai dhe bashkëshortja e tij Hamidja kanë dy fëmijë, një djalë 22 vjeçar (Ariani) dhe një vajzë, 20 vjeçare (Arbanitë). Djali ndjek studimet në Medizentrum- Bern për asistent teknikooperativ ndërsa vajza, ka mbaruar shkollën e mesme ekonomike. Ajo është e dalluar për talentin e saj muzikor, ka qenë finaliste në garën kryesore për talente muzikore në Zvicër. Gruaja punon si ndihmëse infermiereje.
Ndihma pa pagesë për mjekët kosovarë rreth kirurgjisë së veshit
Ka mbi njëzet vite që e ka braktisur vendlindjen por assesi nuk e ka harruar atë. Kështu Nexhi gjithmonë gjen një shkas a një rast për të ndihmuar atë, sipas mundësive. “Me shefin tim Prof.dr. M. Caversaccio kemi shprehur gatishmërinë, që pa pagesë të ndihmojmë mjekët kosovarë (në QKUK) rreth kirurgjisë së veshit.”, thotë më tutje bashkëbiseduesi ynë.
Po ashtu ai ka sjellë edhe mjekë nga QKUK në Inselspital në Bernë për të ndjekur kualifikime dhe subspecializime të ndryshme. “Vitin e kaluar e kam pasur këtu Dr.. Xhevdet Latifin, i cili ka qëndruar gjashtë muaj dhe ka marrë certifikatën që ka ndjekur mësimet këtu. Ai është duke bërë përpjekje kolosale për të standardizuar Cochlea Implantin – si ndihmë njerëzve të shurdhër, hap në te cilin e ka mbështetjen time të pa rezervë”.
Në krye të 22 ekspertëve nga 12 nacionalitete
Nexhmedin Avdija thotë se e gëzon fakti se në spitalet e Qendrës Universitare të Bernës “Inselspital” e cila ka rreth 7400 të punësuar kanë filluar të punojnë me të madhe punëtorë shëndetësorë të profileve të ndryshme si dhe mjekë shqiptarë. “Ne repartin tim punojne njerez nga 12 nacionalitete te ndryshme në një harmoni solide . Të udhëheqësh një ekip të tillë profesionistësh është po aq sa sfidë, edhe kënaqësi.
Tek na udhëheq nëpër sallat e pajisura me teknikën më të fundit të operacioneve, lind pyetja se si qëndron Berna në krahasim me qendrat e ngjashme ku ka punuar ai në Gjermani. “Posedojmë me teknikën më të sofistikuar që e ofron tregu bashkëkohor sot. Por une pata fatin që të mësoj dhe punoj edhe në Universitetin “Karl- Ruprecht Universität” të Heidelbergut, që nga ky aspekt është ndër qendrat më të forta në botë dhe krahasohet me universitetet si Stanford, Boston etj. Aty shteti derdh para të mëdha pasi që është qendra prijëse në hulumtimet mjekësore rreth kancerit (DKFZ) në Gjermani e më gjerë. Por aktualisht edhe këtu investohet shumë dhe besoj se tashmë mund të flasim për nivele të barazuara. Vetëm në një sallë ka teknikë që kushton miliona franga, thotë veç tjerash z. Avdia.
Mjekë nga Kosova për specializim në Bernë
Ai ka sjellë edhe mjekë nga QKUK në Inselspital në Bernë për të ndjekur kualifikime dhe subspecializime të ndryshme. “Vitin e kaluar e kam pasur këtu Dr.. Xhevdet Latifin, i cili ka qëndruar gjashtë muaj dhe ka marrë certifikatën që ka ndjekur mësimet këtu. Ai është duke bërë përpjekje kolosale për të standardizuar Cochlea Implantin – si ndihmë njerëzve të shurdhër, hap në te cilin e ka mbështetjen time të pa rezervë”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?