Shqipëria
112 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
Sot janë mbushur plot 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
28 nëntori i 1912-tës shënon një nga datat më të mëdha në histori për shqiptarët anekënd globit.
Në krye me Ismail Qemalin, u bë realitet ëndrra pesëshekullore për mëvetësi.
Kjo ishte edhe fryt i përpjekjeve dhe luftërave të shqiptarëve për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar, ku mijëra e mijëra njerëz u sakrifkuan dhe dhanë jetën për arritjen e këtij qëllimi.
Akti i shpalljes së Pavarësisë u bë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës.
Ky vendim u hapi rrugë shqiptarëve që ta fitojnë shtetin e tyre dhe të drejtën e pamohueshme për të qenë të lirë e të pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.
28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, nga njëra anë sepse iu dha fund sundimit gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të fqinjëve ballkanikë, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.
Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar, me pushkë dhe me penë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës