Ekonomi
1/10 e pasurisë së botës ruhet në vende që janë strehë e taksave
Një e dhjeta e pasurisë së përgjithshme botërore po mbahet në vende që konsiderohen si strehë e taksave, por përqindja figuron 15% për Evropë dhe 60% për Gjirin dhe disa vende të Amerikës Latine, sipas një studimi të ri të cituar nga “Bloomberg”, përcjell albinfo.
Nga perspektiva e pasurisë së përgjithshme offshore si pjesë e PBB-së, Emiratet e Bashkuara Arabe, Venezuela, Arabia Saudite, Rusia dhe Argjentina janë në krye të listës. Gjermania, Britania dhe Franca janë mbi mesataren, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë pak më poshtë mesatares.
Ka disa faktorë që janë të lidhur ngushtë me pjesën e lartë të pasurisë offshore, si përqindje e PBB-së, afërsisë në Zvicër, prania e burimeve kombëtare dhe jostabiliteti politik dhe ekonomik.
Ndoshta, kjo është arsyeja që Shtetet e Bashkuara janë pak më poshtë mesatares, thotë ekonomisti Gabriel Zukman, një nga autorët e studimit.
Pasuria offshore rrit pabarazinë nga pikëpamja e taksave, sepse ajo u takon kryesisht familjeve më të pasura.
Njerëzit më të pasur në Rusi mbajnë 60% të pasurisë së tyre nga vendi.
Hong-Kong forcon pozitën e saj si një destinacion për pasuri offshore, ndoshta në saje të përhapjes së super të pasurve në Kinë dhe në rritjen e presionit ndërkombëtar mbi vendet e njohura si parajsë tatimore, të tilla si Zvicra.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












