Muzikë
11-vjeçarja shqiptare përfaqësoi për herë të parë Shqipërinë në Sanremo
11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në Itali. Ajo është ngjitur në skenën e “Sanremos” dhe ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren, duke i mahnitur të gjithë, përcjell albinfo.ch.
E veshur me një kostum të bardhë, Kiara Ibraj u ngjit në skenë me një performancë të jashtëzakonshme, duke impresionuar të pranishmit me zërin e saj në këtë konkurs për grupmoshat 6 deri në 15 vjeç, e duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Pjesë e spektatorëve ishin dhe përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe shumë emigrantë shqiptarë në Itali, të cilët ndoqën përformancen e 11-vjeçares.
Kjara Ibraj, talentja nga Lezha, ka nisur të këndojë që në moshën 4-vjeçare, duke ndjekur dhe kurse kantoje. Puna dhe angazhimi që në moshë të vogël duket që është shpërblyer, pasi 11-vjeçarja ka “çuar” Shqipërinë në “Sanermo Junior”.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?