Kosova
11 vendet europiane, ku rastet e COVID-19 janë në rritje
Mes vendeve evropiane me rritje të infektimeve, është përfshirë edhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), janë të paktën 11 vende në Europë, ku rastet e COVID-19 janë në rritje dhe mes tyre është përfshirë edhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, transmeton albinfo.ch.
“Në këto 11 vende përhapja ka nisur me nivel të lartë dhe nëse nuk mbahet nën kontroll, rrezikon që t’ë bllokojë sërish sistemet shëndetësore nëpër Europë”, thotë hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën.
Por, cilat janë këto 11 vende dhe si është situata në secilin prej tyre?
Suedia, me 10 milionë banorë, e cila është përmendur shpesh pasi nuk vendosi masa të rrepta, ka pasur më shumë se 100 raste të reja në ditë gjatë muajit qershor. Sipas autoriteteve suedeze, shifra është rritur për shkak të shtimit të numrit të testeve.
Armenia, me 2.9 milionë banorë, ka pasur rritje në maj, dhe në qershor u konfirmua si pozitiv edhe familja e presidentit. Armenia ka 23.247 të infektuar dhe 410 të vdekur, përcjell tutje albinfo.ch.
Moldavia me 3.5 milionë banorë, ka nisur të raportojë me qindra raste të reja në ditë, që nga fillimi i qershorit. Vendi me 3.5 milionë banorë ka 500 të vdekur dhe më shumë se 15 mijë raste të reja.
Maqedonia e Veriut, 2 milionë ka raportuar pothuajse nga 200 raste të reja në ditë, ndërkohë që numri i të vdekurve është 265.
Azerbejxhani, me 10 milionë banorë, shënoi më pak se 100 raste në ditë gjatë muajit maj. Por gjatë qershorit kanë pasur gati 500 raste në ditë
Kazakistani, me 18.2 milionë, ku virusi nuk ka kursyer as presidentin dhe ministrin e shëndetësisë, ka pasur rritje të rasteve ditore që nga muaji i fndit. Deri më sot janë regjistruar 20 mijë të infektuar dhe 136 të vdekur.
Bosnjë e Hercegovina (3.3 milionë) ka pasur nga më shumë se 100 raste në ditë, ndërkohë që vendi numëron 2269 të infektuar dhe 50 të vdekur.
Kirgiztani (6.3 milionë) ka pasur më shumë se 200 raste të reja në ditë. Vendi numëron 42 vdekje dhe 4200 të infektuar në total.
Ukraina (42 milionë), është një tjetër vend ku janë rritur rastet. Rreth 10 mijë të infektuar të rinj janë regjistruar vetëm në dy javë e fundit. Numri total i të vdekurve është 101.
Shqipëria ka pasur ulje të rasteve në maj, por rihapj në qershor bëri që të ketë më shumë se 60 raste në ditë. Në Shqipëri janë 2000 të infektuar dhe 49 të vdekur.
Kosova, po ashtu ka pasur më shumë raste. Për një javë janë regjistruar 500, ndërkohë që të vdekurit janë 37. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch