Kosova

11 shqiptarë janë sjellë nga Izraeli në Tiranë

Fluturimi u organizua nga Mali i Zi

 

 

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se 11 shqiptarë janë sjellë nga Izraeli në Tiranë, përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi, përcjell albinfo.ch.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Ministria e Jashtme bën me dije se po punohet dhe me vendet e tjera të rajonit për të transferuar nga Izraeli të gjithë ata shtetas shqiptarë që do të kenë nevojë për ndihmë.

Në një video të publikuar në Ministria e Jashtme, qytetarët tregojnë vështirësitë dhe ndihmën e marrë nga Ambasada shqiptare në Izrael.

“11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.