Shqipëria

11 milionë euro përfitime në Rrugën e Kombit

Për rreth 30 vjet pritet që fitimet të jenë afër gjysmë-miliardi. Siç dihet, Rruga e Kombit është e lëshuar me koncesion për 30 vjet tek një kompani turke dhe dy shqiptare

Shqipëria ka vendosur që të vë tarifë për veturat që kalojnë nëpër Rrugën e Kombit.

Pagesa për vetura do të jetë pesë euro. Sipas një studimi të fizibilitetit në Rrugën e Kombit kalojnë mesatarisht 6000 vetura brenda ditës.

Një përllogaritje me tarifën minimale pesë euro, fitimet do të jenë afër 11 milionë euro në vit, njofton Klan Kosova.

Por, kur shtohen këtu edhe pagesat për mjete të mëdha si autobus e kamion që tariforen më shumë, atëherë kjo shumë pritet të rritet edhe më shumë, përcjell albinfo.ch.

Për rreth 30 vjet pritet që fitimet të jenë afër gjysmë-miliardi. Siç dihet, Rruga e Kombit është e lëshuar me koncesion për 30 vjet tek një kompani turke dhe dy shqiptare.

Sidoqoftë, për këtë taksë ka pasur reagime në Kosovë dhe Shqipëri. Sali Berisha e ka quajtur plaçkë të Edi Ramës këtë taksë dhe ka thënë se nuk duhet të vendoset për shkak se e njëjta rrugë i sjell Shtetit 300 milionë euro në vit.

Ndërkohë, avokati Dastid Pallaska ka thënë se Edi Ramës i është harxhuar tregu i drogës ndërsa paratë po tenton t’i mbledh përmes taksës për Rrugën e Kombit.

Sipas të dhënave të publikuara para një viti kur ishin dhënë në koncesion autostradat e Shqipërisë, për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25. Pra, taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro.

TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT

Mjetet me 3 rrota                       2.5 euro

Mjete me 4 rrota                        5 euro

Mjetet me 6 rrota, autobusët      11 euro

Mjetet e rënda, kamionët            26 euro

Mjetet e rënda, kategoria H        23 euro