Kosova
11 fëmijë çdo ditë udhëtojnë nga Maqedonia e Veriut për të vijuar mësimin në Kosovë
11 fëmijë të lagjes Bardhi në fshatin Bllacë janë të detyruar që për t’i vijuar mësimet në Kosovë.
Ata krahas çantave e librave, bartin me vete edhe pasaportat. E gjithë kjo për shkakun që në fshatin e tyre nuk ka shkollë për nxënës të klasave nga e gjashta deri në të nëntën.
Prandaj ata janë të detyruar të udhëtojnë në Han të Elezit për të vijuar mësimin në shkollën fillore “Iliaz Thaqi”.
11 nxënësit bëjnë rrugë pesë kilometra nga fshati Bllacë i Maqedonisë së Veriut e deri në shkollën e tyre në Han të Elezit në Kosovë.
Semra Sherifi, nxënëse e klasës së tetë në shkollën “Iliaz Thaqi”, ka thënë se me gjithë që përditë i duhet të zgjohet në 6 të mëngjesit për të marrë rrugë, shkollimin synon ta vazhdojë në Kosovë.
“Nga klasa e parë kam ardhur këtu. Më pëlqen vendi këtu, gjuha dhe kam qejf këtu me vazhdu shkollën e mesme dhe fakultetin. Më pëlqen gjuha dhe jam shqiptare”, ka deklaruar ajo.
Shoqja e saj mendon që arsimimin e mëtutjeshëm ta bëjë në Shkup.
“Jetoj në fshatin Bllacë, nuk është që kam ndonjë raport me fëmijët maqedonas, nuk e flas shumë mirë gjuhën maqedonase. Dëshiroj të studioj dhe të vazhdoj shkollën në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup”, ka thënë nxënësja nga fshati Bllacë.
E Akif Shkreta, drejtor i shkollës fillore “Iliaz Thaqi” në Han të Elezit, ka thënë se në institucionin arsimor që ai e drejton, mësimin e kanë vijuar breza të shumtë nxënësish nga kjo lagje.
“Nuk kemi problem me këta nxënës, janë të mirëseardhur në shkollën tonë. Kjo lagje, Bardhi, pavarësisht që është në territorin e shtetit të Maqedonisë së Veriut, kjo konsiderohet si me qenë lagje e Hanit të Elezit, për shkak të lidhjeve familjare që i kemi me ta”, është shprehur Shkreta.
Hysni Luri, drejtor i Arsimit në komunën e Hanit të Elezit, ka thënë se numri i këtyre nxënësve ka shënuar ulje teksa për ata që ende vazhdojnë të vijnë për shkollim në këtë komunë, sfidë e kualifikoi sigurimin e teksteve shkollore.
“Prindërit e tyre në esencë i kanë dy nënshtetësi, e për ata të cilët kanë pasur problem me aplikimin për subvencionim të teksteve shkollore, atëherë jemi mundu që së bashku me këshillin e prindërve, me stafin e shkollës, të bëjmë zgjidhje këtyre nxënësve të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për tekstet shkollore”, ka thënë drejtori Luri.
Në lagjen Bardhi ka shkollë veç për nxënës nga klasat e para deri të pesta dhe aty mësojnë 12 fëmijë.
Njëri nga dy mësuesit e shkollës, Muhib Bardhi, ka thënë se ndonëse objekti nuk i përmbush kushtet, është alternativë më e sigurt për nxënësit më të vegjël sesa udhëtimi deri në Kosovë.
E për 11 fëmijët më të rritur, thotë se nuk ka mënyrë tjetër shkollimi.
“Llogarite tash kohë e dimrit, vjeshtës, lagështi, borë… kalimi i kufirit, dokumente, pa dokumente është problem, mirëpo sado-kudo me të rritur janë ata. Është problem se pak është larg por zgjidhje tjetër nuk kemi, sepse shkollë nëntëvjeçare këtu afër nuk kemi”, ka deklaruar Bardhi.
Në lagjen Bardhi në Bllacë, aktualisht jetojnë rreth 200 banorë që janë shqiptarë./Koha
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?