Koronavirusi: çast pas çasti

107-vjeçarja që mposhti gripin spanjoll, kancerin dhe Covid-19

Sipas raportimit të zyrtarëve të shtëpisë së pleqve për CNN, Tillie Dybing nga Minnesota, 107-vjeç, ka fituar betejën kundër COVID-19 nga i cili ishte prekur që nga vjeshta.

Sipas 107-vjeçares, kjo nuk është pandemia e parë të cilës i ka mbijetuar. Në vitin 1913, e cila në atë kohë ishte vetëm 5-vjeç kur pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918 preku familjen e saj në një fermë në Dakotën e Veriut.

Gjatë jetës, Tillie ka përjetuar shumë humbje, përfshirë vdekjen e motrave dhe vëllezërve në moshë të vogël si dhe të bashkëshortit në moshën 80-vjeçare, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.

Pavarësisht të gjithave që ajo ka përjetuar, 107-vjeçarja fitoi betejën edhe ndaj kancerit në mitër në moshën 95-vjeçe, ku simptoma e vetme e COVID-19 që i ishte shfaqur kësaj gruaje ishte lodhja.

“Asgjë në mushkëri. I thanë se nuk ka temperaturë, thjesht flinte tërë kohën”, ka thënë bija e saj Susane Burk.