Gjuha
Lozanë: shkolla shqipe e mësimit plotësues organizon një manifestim të përbashkët
Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Lozanë, për nder të festave kombëtare 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe 7 Marsi – Dita e Mësuesit organizon një manifestim të përbashkët shkollor me shkollat shqipe të komunave Rolle, Morges dhe Nyon.
Në programin e përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Shqipe do të keni rastin të përcillni këngë, valle popullore dhe ritmike, një pjesë të shkurtë teatrale si dhe recitime të ndryshme që i kushtohen festave tona kombëtare.
Në kuadër të këtij manifestimi do të shfaqet edhe filmi i shkurtë “Emi-, Imi-, Remi….” i realizuar sipas librit me titullin e njëjtë të autorit Mahir Mustafa, ish koordinator i përgjithshëm LAPSH “Naim Frashëti” në Zvicër. Në këtë film aktrojnë nxënësit dhe ish nxënësit e Shkollës Shqipe nga Lozana.
Organizatoret shpresojnë se ftesa do të tërheq vëmendjen e të gjithë bashkatdhetarëve dhe ju ftonë që të jeni pjesëmarrës në këtë manifestim shkollor së bashku me fëmijët dhe miqtë tuaj.
Manifestimi do të mbahet:
Të dielën më 13 Mars 2016
në orën 14:00
në “Salle de Grand Vennes”
Chemin des Abeilles 17, 1010 Lausanne
Në emër të këshillit organizativ:
Isni Idrizi, kryetar
Tel: 079 477 1922; 021 550 4215
LAPSH « Naim Frashëri » në Lozanë
Isni IdriziAdministrator i Ueb faqes : www.lapsh-lozan.com
Tel : +41 79 477 1922
e-mail : [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Mars 2016
- Ora14:00
- LokacioniLausanne
- Data e përfundimit11 Gusht 2016 - 0:00
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë