Kosova
105.601 qytetarë aplikuan për viza pune në Gjermani në dhjetor 2021-janar 2022
Vetëm në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar 56 mijë e 639 kosovarë e në janar të vitit 2022 48 mijë e 962 aplikime.
105.601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar 2022 kanë aplikuar për vizë punë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.
Ndërkaq, edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera. Sipas tyre, janë në kërkim të një jete më të mirë e pagë më të dinjitetshme.
Qytetarët thonë se kanë më shumë se dy vjet që presin për një vizë pune.
“Qe dy vjet një djalë imi është kah aplikon në Ambasadë gjermane. Kjo lotari s’ka shancë me marrë vizën. Është duke e pritur puna atje”, thotë për RTK-në Petrit Berisha.
Edhe te qendra e aplikimit për viza zvicerane situata është e njëjtë.
“Unë terminin e kam bërë në muajin nëntor të vitit 2021, e tash e kam teminin me i dorëzuar dokumentet për me prit vizën”, tregon një qytetar tjetër.
Ndërkohë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë se për shkak të kërkesës së madhe për terminë për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këta terminë ndahen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026