Lajme

1000 veta protestojnë në Cyrih kundër racizmit

Policia ka raportuar për rreth 1000 pjesëmarrës. Demonstrata është shpërndarë pas orës 14 pasdite. Atmosfera në të cilën është zhvilluar marsi protestues, ishte e qetë

Valës së protestave antiraciste të shkaktuara nga vrasja e një personi me ngjyrë në SHBA nga një polic, i janë bashkuar edhe qytetarët e Cyrihut.

Disa qindra njerëz  janë mbledhur të hënën në qytetin e Cyrihut për një demonstrim në formë marshi protestues kundër racizmit. Ata kanë protestuar kundër dhunës policore mbi zezakët, javën e kaluar pas një operacioni fatal të policisë në Shtetet e Bashkuara.

Policia ka raportuar për rreth 1000 pjesëmarrës. Demonstrata është shpërndarë pas orës 14 pasdite. Atmosfera në të cilën është zhvilluar marsi protestues, ishte e qetë.

Sipas policisë, disa nga demonstruesit mbanin maska mbrojtjeje në gojë, por rregulli i mbajtjes së distancës nuk respektohej kudo, përcjell albinfo.ch. Sipas vendimit të fundit federal, vetëm deri në 30 njerëz është e lejuar të tubohen në Zvicër që nga e shtuna.