Shkurt.ch

100 vjet me Suva

"Bazament për funksionimin e Suva-s është solidariteti në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve"

Të gjithë në Zvicër e dinë çka është Suva. Por të pakët janë ata që janë të informuar se ky institucion për sigurimin nga fatkeqësitë është krijuar para plot 100 vitesh.

Të martën në Lucern është shënuar me një solemnitet 100 vjetori i mbledhjes së parë të këshillit administrativ të Suva-s. Drejtori i Suva-s, Ulrich Fricker ka thënë me këtë rast se modeli afarist i këtij sigurimi vazhdon sot e gjithë ditën të jetë një model suksesi.

Bazament për funksionimin e tij është solidariteti në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve, ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i bordit Franz Steinegger ka përkujtuar rëndësinë e madhe që ka pasur dhe vazhdon të ketë Suva për Zvicrën që nga themelimi e deri më sot. Në kohët e themelimit të këtij sigurimi, varfëria që vinte si pasojë e aksidenteve sillte në rrezik paqen sociale në vend, ka thënë Steinegger, duke ngritur lartë peshën e Suva-s në shoqërinë zvicerane.