Lajme

100 milionë euro gjobitet Google në Francë, për këto arsye

Në një raport të fundit, Komisioni Kombëtar Francez për Informacionin dhe Liritë (CNIL) gjobiti Google dhe Amazon me 135 milionë euro për “vendosjen e reklamave në kompjuterët e përdoruesve pa miratimin paraprak dhe pa siguruar informacion të mjaftueshëm”, transmeton albinfo.ch.

CNIL tha se dy filiale të Google (Google LLC dhe Google Ireland) u gjobitën me 100 milionë euro dhe një filial i Amazon u gjobit me 35 milionë euro, njoftoi BBC.

Ndërkohë, kompanitë u ndëshkuan për vendosjen e reklamave në kompjuterët e përdoruesve pa pëlqimin e tyre paraprak.

Po ashtu, deklarata thekson se nëse një përdorues hyn në faqen franceze Google (Google.fr) dhe Amazon (amazon.fr), “cookies” që përdoren për qëllime reklamimi shfaqen automatikisht në kompjuterin e tij, pa marrë ndonjë veprim përdoruesi paraprakisht.

Shpjegimi i Komisionit thotë se cookies për reklama “mund të vendosen vetëm pas pëlqimit të përdoruesit”, duke shtuar se Google dhe Amazon kanë shkelur rregullat për marrjen e pëlqimit paraprak të përdoruesit.

“Google njoftoi në shtator 2020 se kishte ndaluar reklamimin e paautorizuar në kompjuterët e përdoruesve. Sidoqoftë, përdoruesit që vizitojnë faqen e tyre ose nuk janë informuar sa duhet ose nuk janë informuar kurrë që cookies janë vendosur në ekranet e kompjuterëve të tyre”, deklaroi CNIL.