Integrimi
100 mijë nxënës shqiptarë në shkollat italiane
Numri i nxënësve ‘të huaj’ në bankat e shkollave vitin 2013/2014 ka shkuar në 802.785, 16.155 më shumë krahasuar me një vit më parë në Itali.
Në raportin “Alunni con cittadinanza non italiana nel sistema scolastico italiano per Anno scolastico 2013/2014”, i sapobotuar nga zyra statistikore e Ministrisë së Arsimit në Itali, thuhet se për të parën herë më se gjysma e nxënësve me pasaportë joitaliane (më saktësisht, 415.182 veta, apo 51,7%) kanë lindur në Itali, por për shkak të ligjit të shtetësisë, për modifikimin e të cilit flitet gjithnjë e më shumë, konsiderohen ende të huaj.
Rritja e nxënësve të huaj të lindur në Itali është shumë më e madhe se ajo e të gjithë nxënësve me pasaportë joitaliane. Kështu, nëse në total, nxënësit e huaj janë rritur me vetëm 2,1% krahasuar me vitin shkollor 2012/2013, numri i të huajve të lindur në Itali është rritur me 11,8%, transmeton Shqiptariitalise. Gjithnjë sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në qershor 2015 do të mbarojnë ciklin e parë shkollor, apo tetëvjeçaren 21.233 nxënës të huaj të lindur në Itali. E nëse do të mund të reformohet ligji i shtetësisë (sipas projektligjeve që diskutohen flitet se do të mund t’u njihet shtetësia italiane të lindurve në Itali që përfundojnë këtu një cikël shkollor), të gjithë këta mund të bëhen shpejt italianë.
Në aspektin e shifrave, prania e nxënësve të huaj në shkollat italiane reflekton pak a shumë imigracionin në Itali: edhe pse në bankat e shkollave gjen nxënës me prejardhje nga më se 200 vende të ndryshme të botës, kombësitë më të shumta në numër janë rumunët (154.605 nxënës), shqiptarët me 107.862 nxënës, marokenët (101.167) dhe kinezët (39.204). Shqiptarët, të cilët nga viti 2000 deri në vitin 2006 janë renditur të parët për nga numri i nxënësve të pranishëm në shkolla, me hyrjen e rumunëve në BE dhe me fluksin e tyre të madh në Itali kanë zbritur në vend të dytë, dhe në vitin shkollor 2013/2014 përbëjnë 13,436% të të gjithë nxënësve pa pasaportë italiane.
Krahina me numrin më të lartë të nxënësve të huaj është Lombardia me 197.202 nxënës joitalianë. Ndërsa krahina ku nxënësit e huaj shënojnë përqindjen më të lartë mes të gjithëve (italianë e joitalianë) është Emilia Romagna (15,3% e nxënësve nuk kanë pasaportën italiane). Pas saj renditen Lombardia dhe Umbria me nga 14%.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur