Integrimi

100 mijë euro profesorëve gjermanë që braktisin Zvicrën!

Universitetet gjermane nuk mund të “shtyhen” në çështjen e pagave me ato zvicerane. Për t`i joshur profesorët gjermanë që të kthehen në vendin e tyre, GSO u ofron deri 100 mijë euro

Organizata “German Scholars Organization” (GSO) u ofron profesorëve universitarë gjermanë, të angazhuar në Zvicër premi në shumë prej deri 100 mijë eurosh, për tu kthyer në ndonjërin nga univeritetet e Gjermanisë. Kjo organizatë financohet nga fondacione  të ndryshme të afërta me edukimin.

Dhe, siç raporton gazeta “NZZ am Sonntag” kjo iniciativë ka filluar të tregojë rezultate. Vitin e kaluar përmes saj janë kthyer në Gjermani tre profesorë dhe një profesoreshë, nga Universiteti ETH i Cyrihut, Universiteti i Bazelit dhe ai i St. Gallenit.

Siç thotë menaxherja e GSO Sabine Jung për “NZZ am Sonntag” premia e ndarë në këtë mënyrë mund të investohet në hulumtime shkencore por edhe tu paguhet profesorëve për përmirësimin e të ardhurave të tyre.

Shpesh ndodh që universitetet gjermane nuk mund të “shtyhen” në çështjen e pagave me ato zvicerane që janë financiarisht më të fuqishme.

GSO së fundi po i josh për tu kthyer në Gjermani jo vetëm vetëm profesorët por edhe specialistët tjerë me kualifikime të larta nga fusha e ekonomisë. Ajo kërkon para së gjithash matematikanë, inxhinierë, specialistë të shkencave të natyrës dhe mjekë. Edhe interesimi nga ana e specialistëve dhe profesorëve gjermanë me qëndrim në Zvicër nuk mungon. Kështu, për një mbrëmje informative të GSO-së që mbahet të martën në Cyrih, janë paraqitur më shumë se 100 gjermanë nga Zvicra, shkruan gazeta.