Shqipëria
100 kamionë me ndihma nga Gjermania, përfiton edhe Shqipëria
Organizata joqeveritare gjermane “Johanniter”, për 25 vite radhazi organizon nisjen e kamionëve me ndihma, drejt Europës Juglindore.
Është bërë e ditur se në ditën e dytë të Krishtlindjes do të nisen nga Gjermania drejt Europës Juglindore 100 kamionë me ndihma, kryesisht ushqime. Vitin e kaluar u shpërndanë 55 mijë pako, ndërsa për këtë vit parashikohet të jenë më tepër, pasi është zgjeruar edhe harta e shpërndarjes së tyre.
Po ashtu, ndihmat do të shpërndahen në Shqipëri, Bosnjë, Rumani, Ukrainë dhe Bullgari, në qytete të vogla që janë zgjedhur më parë dhe fshatra të thella malore. Pakot iu dorëzohen marrësve organizatave lokale partnere siç janë famullitë, shkollat ose OJF-të, ndërsa përfitues janë familjet në kushte të vështira ekonomike, jetimët, kopshtet, fëmijë të shkollave, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, etj.
Thuhet se mbledhja e këtyre ndihma nis nga 23 nëntori dhe mbaron më 16 dhjetor, ku pakot përgatiten dhe bëhen gati për nisje drejt këtyre vendeve. Zakonisht, ndihmat mblidhen prej shkollave gjermane të të gjitha landeve, kopshteve, sipërmarrjet private apo individët, të cilët ftohen t’i dorëzojnë në zyrat e Johanniter, përcjell albinfo.ch.
Lista me përbërësit e pakos së ndihmave:
1 dhuratë e vogël për fëmijë
2 kg sheqer
3 kg miell
1 kg oriz
1 kg makarona
2 litra vaj
3 pako multivitamina
3 pako biskota
5 çokollata
500 gr kakao
2 shampo
1 krem
2 furça dhëmbësh
2 pasta dhëmbësh
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026