Lajme
100 franga gjobë, jepet dënimi i parë për mbulimin e fytyrës në Zvicër

Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në kantonin e Cyrihut është ndëshkuar nga policia për thyerjen e rregullit që ndalon mbulesën e fytyrës në hapësirat publike, raportoi gazeta SonntagsBlick.
Ndalimi, i cili u miratua nga elektorati zviceran në mars të vitit 2021, hyri në fuqi në fillim të këtij viti dhe parashikon një gjobë prej 100 frangash zvicerane për shkelësit. Megjithatë, gruaja në fjalë refuzoi të pranonte gjobën, gjë që çoi në referimin e rastit te autoritetet kantonale. Zëdhënësi i policisë së Cyrihut, Michael Walker, konfirmoi se rasti tani është në duart e guvernatorit, i cili do të vendosë për masën përfundimtare, përcjell albinfo.ch.
Përveç rasteve të mbulesës për arsye fetare, ligji i ri federal prek edhe huliganët dhe demonstruesit që mbulojnë fytyrën në protesta apo aktivitete sportive. Në disa kantone, ndalime të tilla kanë qenë në fuqi prej vitesh, por me ligjin e ri ato zbatohen tashmë në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të SonntagsBlick, vetëm në kantonin e Cyrihut gjatë vitit të kaluar ka pasur 98 raportime për shkelje të ndalimit të mbajtjes së maskave. Ky numër pritet të rritet me zbatimin më rigoroz të rregullave në të gjithë vendin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nëna dhe motrat e Krushës së Vogël, të paharruara edhe në prag të Bajramit Në prag të festës së Bajramit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Krushën e Vogël...
-
Gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari fallco
-
Hapet edhe një klasë e re për mësimin e Gjuhës Shqipe në Birr të kantonit Argaut
-
Mediat italiane shkruajnë për vizitën e Nita Shalës në komunat Arbëreshe
-
Suedi: Në kuadër të Muajit të Frankofonisë, shfaqen dy dokumentarë nga regjisorët shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë rezerva ushqimore duhet të kenë banorët e Zvicrës në rast krize? Shumë njerëz kanë rezerva ushqimore në shtëpi, por shpesh nuk janë të mjaftueshme për të përballuar...
-
Rekord tragjik: 28 viktima në aksidentet e skiatorëve në Zvicër dimrin e kaluar
-
Gjykata anulon kufirin e kufizimit 30 km/h në Gjenevë, triumfon ankesa e një polici
-
Zvicra do të shoh eklipsin e pjesshëm të diellit të shtunën
-
Pse gjithnjë e më shumë amerikanë të pasur po i vendosin paratë e tyre në bankat zvicerane?