Lajme
100 ditë burg për serbin: Ka kërcënuar me vdekje fqinjin e tij shqiptar
Sapo qe larguar policia, ai kishte shkuar te dera e banesës së fqinjit, dhe, i kishte bërtitur: "Hape derën, ti shqiptar m...". Policia pastaj erdhi sërish dhe e mori atë
Dragani (emri i ndryshuar) dënohet me 100 ditë burg. Burgimi i mëparshëm me kusht do t’i revokohet dhe do të përfshihet në dënimin e ri total. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë një gjobë prej 200 frangash si dhe koston procedurale, prej 1963 frangash, transmeton albinfo.ch.
Dragani kishte bërë ankesë kundër urdhrit penal të prokurorisë publike të Badenit që parashikonte këtë aktgjykim. Prandaj, në Gjykatën e Qarkut në Baden ishte caktuar një seancë dëgjimore. në të cilën Dragani nuk u shfaq.
Ligji e interpreton këtë si tërheqje të kundërshtimit dhe, për këtë arsye e vë në fuqi sërish vendimin e muajit gusht, të cilin i akuzuari e kishte kundërshtuar më parë.
Sapo kjo të marrë formë të prerë, autoritetet e zbatimit të ligjit do ta kontaktojnë Draganin për të vuajtur dënimin me burg, shkruan Badener Zeitung.
Trazira para banesës së fqinjit shqiptar
Urdhri penal është lëshuar për shkak se Dragani disa herë kishte kërcënuar, ofenduar dhe sulmuar persona të tjerë, si dhe për “mosbindje ndaj urdhrave zyrtarë”, transmeton albinfo.ch.
Në shkurt të këtij viti, policia, i ka tërhequr vërejtjen atij, në banesën e tij në një fshat të rrethit Baden, që më në fund të qetësohe. Por sapo qe larguar policia, ai kishte shkuar te dera e banesës së fqinjit të tij, dhe, i rebeluar kishte bërtitur: “Hape derën, ti shqiptar m…”. Policia pastaj u shfaq sërish në shtëpinë e Draganit dhe e mori atë, transmeton albinfo.ch. Kur së bashku me policinë takuan fqinjin shqiptar ai iu drejtua sërish atij: “Unë do të të vras”.
Pështyn punonjësin e qendrës tregtare
Telashe pati ai në muajin shkurt edhe në një qendër tregtare në Wettingen: Sërish pati debate verbale. Dragani kishte abuzuar verbalisht dhe ofenduar një punonjës në qendrën tregtare – dhe e kishte pështyrë atë.
Policia e regjionit Wettingen-Limmattal urdhëroi i pati dhënë atij një urdhër dëbimi tre mujor, që nënkuptonte se atij i ndalohej qarkullimi në gjithë regjionin e komunës. Dragani nuk iu bind urdhëresës dhe me këtë ai përmbushi veprën penale të “mosbindjes ndaj urdhrave zyrtarë”.
Nëse ai nuk paguan gjobën e duhur, do të ketë shtatë ditë burgim shtesë, përcjell albinfo.ch. Aktgjykimi shënohet në dosjen e tij penale. Për rastin e tij është informuar edhe Zyra për Migrim dhe Integrim, së bashku me entet tjera zyrtare.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra