Lajme
10 zviceranë presin për evakuim nga Kina
Pas fluturimit, ata nuk mund të vijnë menjëherë në Zvicër. Franca ka hapur një qendër karantine në jug të vendit, ku ata duhet të qëndrojnë dy javë
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka informuar sot në një konferencë për media lidhur me gjendjen e qytetarëve zviceranë në qytetin kinez të prekur nga koronavrusi, Wuhan.
Dhjetë persona nga krahina e Hubei aktualisht po përpiqen për t`u kthyer në Zvicër, shkruan sda.ch. Kjo u bë e ditur për mediat në Bernë të premten nga Hans-Peter Lenz nga Departamenti i Jashtëm (EDA), transmeton albinfo.ch. Tre nga këta gjenden në vetë qytetin e izoluar, Wuhan, shtatë të tjerët jetojnë në zonën përreth.
Franca ka pranuar të bëjë transportin ajror të dhjetë qytetarëve zviceranë. Por, kjo duhet të bëhet në kushte të caktuara: së pari do të fluturonin shtetasit francezë, pastaj qytetarët e BE-së dhe së treti njerëzit nga vendet e treta miqësore si Zvicra. Kjo është arsyeja pse nuk kishte asnjë zviceran në fluturimin e parë francez.
Fluturimi i radhës, ku do të jenë edhe zviceranët, me siguri do të bëhet natën në mes të të shtunës dhe të dielës, përcjell albinfo.ch. Lenz ka thënë se ishte organizuar një transport autobusi për njerëzit në regjion. Por, të prekurit janë vetë përgjegjës që të arrijnë në kohën e duhur në pikën e nisjes.
Pas fluturimit të evakuimit, dhjetë personat nuk mund të vijnë menjëherë në Zvicër. Franca ka hapur një qendër karantine në jug të vendit. Të prekurit do të duhet të qëndrojnë atje për dy javë, para se të bëhet i mundur një udhëtim i mëtejshëm, gjegjësisht kthimi në Zvicër.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër Do të ketë disa ndryshime ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kryesorja do të...
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut