Shqipëria

10-vjet nga tragjedia e Gërdecit

Një shpërthim i madh pati ndodhur në një depo të demontimit të municioneve që pati shkaktuar tragjedi në Gërdecit 10 vjet më parë, ku mbetën  të vdekur 26 persona dhe qindra të tjerë të plagosur, por deri tash askush nuk është gjykuar për këtë.

Ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, Fatmir Mediu, dha dorëheqjen, ndërsa u shpreh se nuk kishte lidhje me këtë biznes, përcjell albinfo.ch.

Kur kanë kaluar 10 vjet nga ngjarja e rëndë, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë ende drejtësi, pasi ende asnjë person nuk është gjykuar.