Made in Kosova
10 vjet nga produkti i parë kosovar në tregun e Zvicrës
Tashmë janë bërë 10 vite kur në marketet e Coop-it ka dalë në shitje produkti i parë nga Kosova dhe përgjithësisht nga trojet shqiptare, “Birra Peja”. Importuesi i saj, Rexhep Berisha flet për albinfo.ch
Birra e Pejës ka zënë vend në raftet dhe frigoriferët e marketeve dhe restoranteve vendore të shqiptarëve dhe zviceranëve në Zvicër dhe kërkesa për këtë produkt kosovar është në rritje të vazhdueshme. Tashmë janë bërë 10 vite kur në marketet e Coop-it ka dalë në shitje produkti i parë nga Kosova dhe përgjithësisht nga trojet shqiptare, “Birra Peja”. Këtë aventurë të distribuiimit në rrjetin e gjerë të kolosit numër dy në mesin e ndërmarrjeve tregtare të Zvicrës Coop, e ka nisur Rexhep Berisha, me qëndrim në Bazel, pronar i firmës R.B. Import& Export dhe i restorantit “Sängerstübli”, në po këtë qytet.
Përpjekjet për të sjellë në Zvicër birrën e Pejës ishin të mëhershme. Madje kjo birrë prej disa vitesh mund të blihet në të ashtuquajturat “etnomarkete” (shitoret me mallra ballkanike) pastaj në Dener-Satelit dhe në Spar. “Markën” e Birrës së Pejës ai e ka regjistruar që në vitin 2008 dhe e gëzon ekskluzivitetin për importimin e saj në Zvicër. Dy vite më vonë ai arriti që atë ta sjell edhe në rrjetin e shitoreve “Ottos” në Zvicër.
“Birra Peja”, në 560 filiale të COOP-it
Për ta promovuar këtë produkt kosovar në rrjetin e shitoreve të Coop-it është investuar goxha kohë dhe mund nga pejani Berisha. “Birra Peja” ishte plasuar në 560 filiale të COOP-it (nga rreth 1400 sa i ka gjithsej).
Duke filluar nga viti 2014, edhe në marketet e Ald-it, në Zvicër kishte dalë në shitje produkti shumë i kërkuar nga Kosova, “Birra Peja. Cyrihu sipas importuesit shqiptar udhëheq me numrin e madh të konsumatorëve pastaj vijnë qytetet tjera Baseli, Berna, Lozana etj. “Birra Peja” nuk konsumohet vetëm nga shqiptarët por edhe nga nacionalitete tjera si nëpër restorante, familje dhe shitore”, tregon ai për albinfo.ch. Importuesi i saj, Rexhep Berisha kishte vazhduar me importimin edhe të produkte tjera nga Kosova.
Ka kërkesa edhe për shumë produkte tjera nga vendlindja
Një produkt shumë i kërkuar në Zvicër është edhe uji “Dum Dum” nga kompania Bibita nga Peja. Uji “Dum Dum” që po importon nga Kosova firma e Rexhep Berishës nga Baseli është bërë atraktiv për qendrat e fitnesit nëpër Zvicër.
“Vazhdimisht kemi kërkesa për të sjellë më shumë produkte nga Kosova, për t`i shitur në rrjetin shitës të këtij gjiganti tregtar. Ata na thonë se çdo i tridhjeti banor i Zvicrës është shqiptar ose nga Kosova, kështu që atyre u duhen ofruar edhe mallra nga vendlindja. Prandaj, ne sjellim këtu mostra të produkteve dhe cilësia e tyre testohet nëpër laboratorët e këtushëm. Prandaj, shpresojmë që të gjejnë rrugën për në Zvicër”, thotë Rexhep Berisha.
Prodhuesit kosovarë kanë rritur cilësinë e produkteve
“Përparimi në teknologji që kanë bërë kompanitë kosovare ka bërë që produktet e tyre të pranohen më lehtë në tregun zviceran. Jo vetëm kaq, edhe kualiteti dhe ambalazhi i mirë, ka ndikuar që produktet kosovare të kenë përdorim të përditshëm në Zvicër”. Ai këtë e thotë duke iu referuar produkteve të kompanisë “Bylmeti”, nga Fushë Kosova, e cila tashmë me sukses ka plasuar në Zvicër njërin prej produkteve shumë të kërkuara nga qumështi, speca me ajkë. Edhe në saje të cilësisë së ambalazhit, produktet e e “Bylmetit” nga Kosova, servohen të freskëta në sofrat e konsumatorëve shqiptarë në Zvicër.
Importuesi kosovar është i vetëdijshëm për pengesat që i dalin në rrugën e importimit të mallrave nga Kosova në Zvicër, i njeh kriteret e larta të Zvicrës për mallrat e jashtme, por është i bindur se edhe në Kosovë ka produkte me standardet e kërkuara në Zvicër. Duke importuar mallra nga Kosova ai stimulon prodhuesit e atjeshëm për të ngritur standardin dhe për të zgjeruar kapacitetet prodhuese. E kjo, ka si rezultat hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë, është i bindur Rexhep Berisha.
Nxit hapjen e vendeve të punës në Kosovë
Duke importuar mallra nga Kosova ai stimulon prodhuesit e atjeshëm për të ngritur standardin dhe për të zgjeruar kapacitetet prodhuese. E kjo, ka si rezultat hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë, është i bindur Rexhep Berisha.
Profili i kompanisë
- Adresa: Oberdorfstrasse 2 4125 Riehen
- Tel: +41 76 360 29 50
- E-mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane