Zhvillim
10-vjet nga mbështetja zvicerane për prodhimet organike në Maqedoni
Zvicra është vendi me konsumim më të lartë të produkteve bio për kokë banori. Kjo është arsyeja pse Zvicra mbështet Maqedoninë për përdorimin e ushqimit cilësor dhe organik në vend.
“Tashmë për dhjetë vjet bashkëpunojmë me të gjitha palët e interesuara në promovimin dhe konsumin e produkteve organike”, tha ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazzarotto.
Ai kishte organizuar drekë me ushqime bio për përfaqësuesit e mediave në Maqedoni.
Zvicra ka kontribuar në bërjen e ligjeve dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me produktet organike dhe bujqësinë organike.
“Çfarë bëjmë ne sot është pjesë e strategjisë për bashkëpunim si pjesë e projektit për rritjen e mundësive të tregut të produkteve organike”, tha Lazzarotto.
“Ky projekt ka disa objektiva: inkurajimin e prodhimit të produkteve organike, konsumin e produkteve organike dhe në këtë mënyrë për të krijuar edhe vende pune”, tha diplomati zviceran.
Maqedonia ka përfituar nga mbështetja zvicerane për bujqësinë organike që nga viti 2005.
Bëhet fjalë për një program të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që është zbatuar nga Swisscontact dhe Preda Plus.
Programi synon të krijojë vende pune dhe të rrisë të ardhurat për të papunët, me një fokus të veçantë për të rinjtë.
Projekti do të lehtësojë fuqizimin e ndërmarrjeve vendëse të vogla dhe të mesme dhe do të përmirësojë cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, rritjen e tregut dhe për të krijuar një mjedis të mirë për sektorët e turizmit dhe industritë kreative.
Faza e parë e projektit zgjat nga 2014-2019 me mbështetjen financiare të 7.5 milionë frangave zvicerane.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Diaspora solli në Shqipëri gati 1 miliardë euro Remitancat thyejnë rekord historik...
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Numri i aksidenteve me biçikletë ka pësuar një rritje të dukshme në Zvicër Numri mesatar i aksidenteve me biçikletë në rrugët zvicerane është rritur me 50% gjatë dhjetë viteve...
-
A do të bëhet realitet rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë në Evropë?
-
Gratë beqare sfidojnë ligjin zviceran për të bërë fëmijë, aplikojnë ‘turizmin e fertilitetit’
-
Google lancon kërkimin me AI në Zvicër
-
Qeveria Federale dhe kantonet planifikojnë një task forcë kundër azilkërkuesve që shkelin ligjin