Lajme
10 vjet burg për agjentin e CIA-s që spiunoi tek Kina
Një ish-agjent i agjencisë kryesore amerikane të spiunazhit (CIA), u dënua të mërkurën me dhjetë vjet burg pasi akuzohej për spiunazh në favor të Kinës.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se 71-vjeccari Alexander Yak Ching Ma u deklarua fajtor në maj për akuzën e pjesëmarrjes në një “komplot për të mbledhur dhe shpërndarë informacion në lidhje me mbrojtjen kombëtare të SHBA”, në Kinë.
“Ai u arrestua në gusht 2020 pasi pranoi te një agjent i fshehtë i FBI- së se ai lehtësoi dërgimin e informacionit të klasifikuar tek agjencitë kineze të spiunazhit”, sqaroi Departamenti i Drejtësisë, citon A2.
Ma punoi për CIA-n nga viti 1982 deri në vitin 1989, si dhe një anëtar i familjes së tij nga viti 1967 deri në 1983. Sipas dosjeve, ai u afrua në vitin 2001 nga agjencitë kineze të spiunazhit, të cilët kërkuan të takohej me të afërmin e tij, me këtë të fundit që ka ndërruar jetë që atëherë.
Gjatë një takimi në një hotel në Hong Kong, të dy dhanë informacion të klasifikuar në këmbim të 50,000 dollarëve.
Në vitin 2003, Ma aplikoi për një pozicion përkthyesi në zyrën e FBI-së në Hawaii, ku ai ishte në atë kohë. FBI, e vetëdijshme për lidhjet e Ma me spiunazhin kinez, e punësoi atë për të qenë në gjendje të monitoronte aktivitetet sekrete.
Ai ishte i punësuar në një pozicion me kohë të pjesshme nga gushti 2004 deri në tetor 2012, sipas Ministrisë së Drejtësisë
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë