Lajme

10 vendet më të mira për të jetuar me familje

Ndërsa kostot e jetesës rriten, krijimi i një familjeje po bëhet gjithnjë e më i kushtueshëm. Gjithashtu, prioritetet po ndryshojnë.

Më shumë familje po synojnë të jetojnë zona që ofrojnë lehtësi dhe mundësi për të përballuar financiarisht arsimin dhe shërbimet e tjera për kujdesin ndaj fëmijëve, shkallë të ulët të krimit dhe politika të favorshme për familjet, për t‘u dhënë mbështetjen që u nevojitet familjeve të reja.

Një edukim i mirë do të formësojë të ardhmen e fëmijës, prandaj është e rëndësishme gjetja e një shkolle të mirë. Pagat dhe çmimet e qirave shërbejnë si tregues të mirë të kostos dhe cilësisë së jetesës, ku pagat më të larta dhe kostot më të ulëta të qirasë sugjerojnë një standard më të lartë jetese.

Politikat familjare dhe sociale, veçanërisht në lidhje me raportet dhe lejen e prindërve, janë thelbësore.

Megjithatë, çuditërisht, shumë vende mbeten prapa, veçanërisht kur bëhet fjalë për lejen e paguar të baballarëvë.

Kujdesi shëndetësor universal është një prioritet për të gjithë, por veçanërisht për familjet e reja, të cilat kanë më shumë gjasa të bëjnë udhëtime të shpeshta te mjekët dhe të kenë nevojë për shërbime të mira dhe të vazhdueshme.

Enjoy Travel zbatoi një “sistem gjithëpërfshirës pikësh” për të renditur mbi 100 vende bazuar në pesë kategori. Këto kategori përfshijnë Indeksin Global të Sigurisë, aksesin në kujdesin shëndetësor dhe të dhënat nga OECD mbi pagat mesatare.

Gjithashtu, janë marrë në konsideratë edhe kosto mesatare e qirasë në çdo vend dhe Indeksi i Arsimit i Kombeve të Bashkuara.

Në krye të kësaj, renditja mori parasysh politikat e çdo vendi për lejen e lindjes për të dy prindërit, duke theksuar se “shumë vende mbeten prapa, veçanërisht kur bëhet fjalë për lejen e paguar të atësisë”. Secilit vend iu dha një maksimum prej 25 pikësh bazuar se sa lehtësuese për familjen është politika e lejes prindërore.

Në përgjithësi, secilit vend mund t’i jepet maksimumi 150 pikë. Nordikët dominojnë vendet më të mira për të pasur fëmijë.

Nuk është e çuditshme që Norvegjia kryeson renditjen me 129 pikë gjithsej. Ashtu si shumë renditje për cilësinë e jetës, lehtësirat e të pasurit fëmijë apo lumturinë e tyre, vendet nordike janë në majë të renditjes së numrit të lindjeve.

Singapori është në vend të dytë me 126 pikë, me lavdërime të veçanta për sistemin e tij arsimor shtetëror, i cili u rendit ndër vendet e para nga OECD. Danimarka zuri vendin e tretë me 126 pikë e ndjekur nga Islanda dhe Finlanda, përkatësisht me 125 dhe 119 pikë.

Sipas Enjoy Travel, këto janë 10 vendet më të mira, në të cilat mund të rrisni një familje:

1. Norvegjia, 129 pikë

2. Singapori, 126 pikë

3. Danimarka, 126 pikë

4. Islanda, 125 pikë

5. Finlanda, 119 pikë

6. Polonia, 119 pikë

7. Gjermania, 119 pikë

8. Zelanda e Re, 118 pikë

9. Holanda, 115 pikë

10. Çekia, 115 pikë. / Enjoytravel