Kosova
10 vendet me dërgesat më të mëdha në Kosovë
Gjermania është shteti nga ku kosovarët më së shumti dërgojnë para, pastaj renditet Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dërgesa të diasporës
Padyshim diaspora paraqet një burim të rëndësishëm të financimit të ekonomive familjare në Kosovë.
Gjermania është shteti nga ku kosovarët më së shumti dërgojnë para, pastaj renditet Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dërgesa të diasporës. Por, një problem për dërgesat e diasporës është mënyra e shpenzimit të tyre, e cila kryesisht shkon në konsum.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nga Gjermania dërgohen në vend rreth 40 për qind e remitencave.
“Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro. Nga Gjermania janë dërguar 39.4 për qind të tyre, ndjekur nga Zvicra me 21.8 për qind, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.1 për qind, Italia me 4.5 për qind, Franca me 4.3 për qind, Austria me 3.7 për qind, Suedia me 3.5 për qind, Belgjika me 2.6 për qind, Anglia me 2.5 për qind dhe Norvegjia me 1.7 për qind”, thuhet në buletinin mujor statistikor të BQK-së.
Nga të dhënat e hartës botërore të remitencave të prezantuara nga PEW Research Center, gjatë vitit të kaluar në Shqipëri janë dërguar mbi një miliardë dollarë remitenca.
Greqia është shteti nga i cili Shqipëria merr më shumë remitenca në vlerë prej 463 milionë dollarë. Në vend të dytë është Italia me 382 milionë dollarë. Në të dy shtetet, sipas Telegrafit, vlerësohet se jetojnë e punojnë mbi një milionë emigrantë dhe nga këto dy vende kanë ardhur mbi 80 për qind e remitencave në total, përcjell albinfo.ch.
Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 77 milionë dollarë dhe më pas renditet Gjermania me 37 milionë dollarë.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në botë vlerësohet se mbi 574 miliardë dollarë u dërguan nga emigrantët tek të afërmit.
“Nepali ka marrë rreth 6.6 miliardë dollarë në remitencat, ekuivalente me 31.3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të saj, ndjekur nga Kirgistani që mori dy miliardë remitenca, ekuivalente me 30.4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto dhe Taxhikistani ka marrë rreth 1.9 miliard dollarë të barabartë me 26.9 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Remitencat nga jashtë gjithashtu barazohen me më shumë se një të katërtën e Produktit të Brendshëm Bruto për Haitin dhe Liberinë. Në nëntë vende të tjera ato ishin ekuivalente në mes 15 dhe 25 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto”, thuhet në raportin e Bankës Botërore, shkruan Telegrafi.
Top-10
- Gjermania
- Zvicra
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Italia
- Franca
- Austria
- Suedia
- Belgjika
- Anglia
- Norvegjia
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë