Lajme

11 ushqimet që luftojnë aneminë

Anemia ndodh kur trupi ynë nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.

Kjo gjendje shkaktohet kryesisht nga humbja e gjakut, shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut ose paaftësia e trupit  tonë për të krijuar mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.

Një dietë që është e pasur me hekur dhe vitamina B është e rëndësishme nëse vuani nga anemia.

Ja disa ushqime që ju ndihmojnë në kurimin e anemisë:

1.Mishi i kuq, si ai i viçit dhe derrit, përmbajnë sasi të madhe hekuri heme, që përthithet më lehtë nga trupi se sa hekuri non-heme që përmbajnë bimët. Mëlçia është organi më i pasur në hekur dhe vitamina B. Mëlçia e vicit ka më shumë se 600% të nevojës ditore në hekur dhe vitaminë B-12.

2.Bimët bishtajore: fasulja, thjerrëzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanë acid fitik që bllokon përthithjen e hekurit, prandaj këshillohet që ato të lihen në ujë gjithë natën para se të gatuhen.

3.Drithërat integrale

Buka e prodhuar me drithë integrale është burim i mirë hekuri non-heme, lloj hekuri që i duhet trupit në rast mungese të hekurit. Por me gjithë përmbajtjen e lartë në hekur, edhe drithërat përmbajnë acid fitik. Prandaj këshillohet që bukën ta prodhoni vetë ose ta blini në një furrë ku buka prodhohet pasi është bërë fermentimi i brumit. Kjo është arsyeja kryesore përse njerëzit sot kanë probleme me drithërat. Një fetë bukë përmban 6% të kërkesës ditore për hekur.

4.Veza është e pasur në lëndë ushqimore. 1 vezë e madhe përmban 1 mg hekur, d.m.th., 7% të nevojës ditore për hekur për femrat dhe 11% për meshkujt. Vezët ndihmojnë edhe për forcimin e kockave dhe ndërtimin e kyçeve.

 5.Gjalpi i kikirikut është burim i mirë hekuri. Dy lugë gjelle gjalpë kikiriku përmbajnë 0.6 mg hekur.

6.Rrepa e kuqe e gatuar ose në formë sallate është ndër mënyrat më të mira për të luftuar aneminë. Ajo pastron gjakun dhe sa sasi të mirë hekuri. Përbërësit e saj ndihmojnë të përmirësohen dhe riaktivizohen qelizat e kuqe të gjakut. Ngjyra e kuqe e errët e rrepës së kuqe është edhe për shkak të përmbajtjes së lartë në hekur. Por fatkeqësisht rrepat shiten pa gjethet e tyre dhe thuhet se kanë tre herë më shumë lëndë ushqimore se vetë rrepa. Prandaj konsumimi i gjetheve të rrepës është mjaft i këshillueshëm.

7.Spinaqi dhe perimet e gjelbra në përgjithësi janë burim i mirë hekuri dhe vitamine C. Spinaqi përmban edhe fibër, vitaminë A, B9 dhe E, kalcium dhe beta-karroten që janë të domosdoshme për trup të shëndetshëm. Megjithatë, hekuri i spinaqit nuk përthithet lehtë nga trupi prandaj këshillohet që spinaqi të konsumohet me ushqime të tjera të pasura në hekur të tretshëm si patatet dhe brokoli. Këto ndihmojnë në tretjen dhe përthithjen e hekurit të spinaqit. Paradoksalisht, megjithëse është i pasur në hekur, spinaqi është faktikisht pengues i hekurit. Gjysmë gote spinaq i zierë përmban 3.2 mg hekur ose pak më pak se 20% të nevojave ditore në hekur.

8.Shega përmban vitaminë C, hekur, vitamina A dhe E, si dhe fibër dhe potas. Shega ndihmon në zvogëlimin e simptomave të anemisë si pafuqia, marramendja, dhe humbja e dëgjimit.

9.Molla ka hekur dhe është pikërisht përmbajtja e hekurit ajo që çon në ngjyrën kafe / oksidimin e saj kur e qërojmë dhe ajo bie në kontakt me ajrin. Hekuri i mollës përthithet nga trupi sepse vetë molla është e pasur në vitaminë C.

10.Banania ka nivele të larta të hekurit. Për të rriturit, 2-3 banane në ditë ndihmojnë në mangësinë e hekurit.

11. Mjalti ka hekur, magnez dhe zink. Ngjyra e verdhë e mjaltit është për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit. Kujdes, mos u jepni mjaltë foshnjave (që nuk kanë mbushur një vit) sepse mund t’u shkaktojë sëmundje të rëndë që është vdekjeprurëse.