Lajme

10 të vdekur e 30 të lënduar pasi vetura godet turmën e njerëzve në New Orleans

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar pasi një veturë është futur në turmën e njerëzve në “Bourbon Street” të New Orleansit, SHBA në orët e para të vitit 2025, raporton AP.

Agjencia e Emergjencave e New Orleansit (NOLA Ready) ka njoftuar për ngjarjen, ndërsa u ka këshilluar qytetarëve që ta evitojnë atë zonë. Policia e New Orleansit në SHBA më herët të mërkurën njoftoi për një incident me disa viktima.

Është thënë se të lënduarit janë dërguar në pesë spitale lokale.

Guvernatori i Louisianas, Jeff Landry, në një postim në platformën “X” e ka dënuar aktin.

“Një akt i tmerrshëm dhune ndodhi në ‘Bourbon Street’ më herët këtë mëngjes…Ju bëjë thirrje të gjithëve që janë afër që ta evitojnë zonën”, ka shkruar Landry.