Futboll
10 super stadiumet e Euro 2024
Ja dhjetë stadiumet që do të zhvillohet Kampionati Evropian i futbollit
Euro 2024 do të zhvillohet në Gjermani dhe fillon të premten, shkruan albinfo.ch.
Gjermanët janë përgatitur maksimalisht, duke bërë gati dhjetë super stadiume për këtë Evropian.
“Olympiastadion” – Berlin
Ka kapacitet 71 mijë ulëse. Në këtë stadium luhet finalja më 14 korrik, por edhe ndeshje si Spanja – Kroacia, Polonia – Austria, Holanda – Austria, një ndeshje e 1/8 së finales dhe një çerekfinale.
Në këtë stadium luhet çdo vit finalja e Kupës së Gjermanisë, ndërsa si vendase luan Hertha Berlini.
Munich Football Arena
Kapaciteti është 66 mijë ulëse. Në këtë stadium luhet ndeshja e parë e “Euro 2024”, mes Gjermanisë dhe Skocisë, të premten. Luhen edhe disa ndeshje të fazës grupore, një ndeshje e 1/8 së finales dhe një gjysmëfinale.
Më shumë i njohur si “Allianz Arena” për ndeshjet e Bayenit, stadiumi është hapur në vitin 2005 dhe është ndarë nga Bayerni dhe Munich 1860. Por Munich 1860 hoqi dorë nga pjesa e tij për shkak të problemeve financiare.
BVB Stadion Dortmund
Për Evropian ka kapacitet prej 63 mijë ulëseve. Në Dortmund zhvillohet ndeshja Itali – Shqipëri, të shtunën. Janë edhe tri ndeshje të grupeve, një ndeshje e 1/8 së finales dhe një gjysmëfinale.
Dortmundi, që humbi në finale të Championsit, është i famshëm për “Murin e Verdhë” të cilin e formojnë tifozët e zjarrtë në pjesën pa ulëse. Por stadiumi do të jetë me ulëse për “Euro 2024” dhe ky ndryshim ulë kapacitetin e tij. Mbi 81 mijë shikues është kapaciteti i stadiumit kur luan Dortmundi.
Dortmundi e vlerëson krenari që ka njërin prej stadiumeve më të mëdha dhe më të zhurmshëm në Evropë. Bëhet fjalë për një qytet industrial në regjionin e Ruhrit në Gjermaninë perëndimore.
Stuttgart Arena
Ka kapacitet prej 51 mijë ulëseve për Evropian. Pos katër ndeshjeve në grupe, në Stuttgart zhvillohet edhe një çerekfinale.
Emri historik i këtij objekti është “Neckarstadion”, sipas lumit që kalon nëpër Stuttgart. Me atë emër e priti finale e Kupës Evropiane të vitit 1988. Prej atëherë ka pasur emra të ndryshëm, në bazë të marrëveshjeve të sponsorizimit.
Volksparkstadion – Hamburg
Për “Euro 2024” e ka kapacitetin prej 49 mijë ulëseve. Kroaci – Shqipëri luhet në këtë stadium më 19 qershor. Janë edhe tri ndeshje tjera të fazës grupore dhe një çerekfinale.
Stadiumi është i ndërtuar në një park të madh. U hap gati një shekull më parë, në vitin 1925. U rindërtua plotësisht në vitet 1950-ta, e po asht prej vitit 1998 deri në vitin 2000.
Hamburgu luan në këtë stadium, ndërsa edicionin e fundit ishte në Bundesliga 2. Luajti si nikoqir edhe ekipi ukrainas Shakhtar Donetsk, në Champions.
Duesseldorf Arena
Me kapacitet për Evropian prej 47 mijë ulëse, stadiumi në Duesseldorf do të jetë arenë e ndeshjes Shqipëri – Spanjë, më 24 qershor. Do të organizohen në këtë arenë edhe dy ndeshje tjera të fazës grupore e po ashtu një ndeshje e 1/8 së finales dhe një çerekfinale. Është stadiumi i vetëm që nuk ishte shfrytëzuar për Botërorin 2006.
Koln Stadion
Me kapacitet prej 43 mijë ulëseve, ky stadium i pret pesë ndeshje, katër prej tyre të fazës grupore. Historikisht ishte i njohur si Muengersdorfer Stadion, në bazë të pjesës së Koelnit ku ndodhet objekti. Tifozët lokalë janë të njohur për mbështetjen plot pasion për Kolnin, që nuk mbijetoi në Bundesligë.
Frankfurt Arena
Zvicra – Gjermania është njëra prej ndeshjeve që zhvillohet në këtë stadium me kapacitet për Evropian prej 47 mijë ulëseve.
Shtëpi e Eintracht Frankfurtit, që fitoi Ligën e Evropës në vitin 2022, tifozët e klubit ende e njohin stadiumin me emrin tradicional “Waldstadion”, ndonëse momentalisht e ka emrin “Deutche Bank Park” për shkak të sponsorizimit.
Leipzig Stadion
Portugali – Çekia, Holanda – Franca dhe Kroacia – Italia janë tri ndeshjet e fazës grupore që zhvillohen në stadiumin që për Evropian ka kapacitet prej 40 mijë ulëseve. Zhvillohet po ashtu një ndeshje e një të tetës së finales. Ky stadium është ndërtuar për Kupën e Botës 2006, në vend të Zentralstadion. Ai ishte stadiumi më i madh në Gjermaninë Lindore me mbi 100 mijë vende. I formuar nga gjiganti i pijeve, Red Bull, klubi i sapoformuar i Leipzigut mori përsipër stadiumin në vitin 2010 dhe e quan atë Red Bull Arena për ndeshje të klubeve.
Arena Aufschalke – Gelsenkirchen
Spanjë – Itali do të jetë superderbi që do të zhvillohet në stadiumin e Schalkes në Gelsenkirchen, më 20 qershor. Stadiumi për Evropian ka kapacitetin prej 50 mijë ulëseve.
Nuk ka pasur shumë për të festuar në këtë stadium në vitet e fundit. Schalke nuk është stabilizuar në Bundesligë, duke rënë dy herë brenda tre vjetësh. Në edicionin e fundit mezi mbeti në Bundesliga 2. Ka telashe të mëdha financiare.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel