Futboll
10 sportistët më të paguar, Ronaldo i pari, Federer i nënti
Në total, në 12 muajt e fundit (1 maj 2022 – 1 maj 2023), dhjetë atletët më të paguar në botë kanë fituar 1.11 miliardë dollarë
Paratë që derdhen nga Lindja e Mesme në golf e futboll bëjnë që yjet e sportit të fitojnë më shumë se kurrë – vlerësohet se këta të dhjetë kanë fituar 1.1 miliardë dollarë në një vit, duke thyer rekordin absolut të vendosur në vitin 2018.
Pas një viti e gjysmë zhgënjyes me Manchester United, Cristiano Ronaldo është transferuar tek Al Nassr e Arabisë Saudite, me një kontratë të re fitimprurëse në janar, duke dyfishuar thuajse pagën e tij vjetore si lojtar deri në 75 milionë dollarë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Yjet e golfit, Phil Mickelson dhe Dustin Johnson, u transferuan vitin e kaluar, duke lënë PGA Tour për LIV Golf, që financohet nga Arabia Saudite dhe dhjetëra miliona dollarë garanci paraprake.
Lionel Messi është duke vlerësuar këtë verë transferimin në Arabinë Saudite dhe bashkëpunon me vendin si ambasador i turizmit, një marrëveshje multimilionëshe, e cila të martën çoi në një pezullim dyjavor nga klubi aktual, Paris Saint-Germain, duke humbur stërvitjen për shkak të një udhëtimi promocional të paautorizuar.
Natyrisht PSG është edhe shtëpia e Kylian Mbappé, i cili ka një lidhje me vendin e Gjirit, me grupin e tij në pronësi, që është një filial i fondit sovran të Katarit.
Rritja e lartë e të drejtave televizive të kampionatit dhe mundësitë në rritje jashtë fushe kanë rritur tashmë pagat e atletëve vitet e fundit, por paratë që vijnë nga Lindja e Mesme po u hedhin benzinë zjarrit.
Në total, në 12 muajt e fundit (1 maj 2022 – 1 maj 2023), dhjetë atletët më të paguar në botë kanë fituar 1.11 miliardë dollarë para taksave dhe tarifave të agjentëve, me rritje 12% krahasuar me 990 milionë dollarë vitin e kaluar dhe 5% krahasuar me rekordin 1.06 miliardë dollarë në vitin 2018.
Shifra e vitit 2018 u ndikua nga një përjashtim i jashtëzakonshëm – boksieri Floyd Mayweather Jr., i cili në atë vit fitoi 285 milionë dollarë – fitimi i dytë më i lartë për një atlet në 33 vite histori të klasifikimit të Forbes.
Renditja e dhjetë vendeve të para të klasifikimit në vitin 2023 megjithatë është me të vërtetë spektakolare, fund e krye.
Ronaldo kryeson, me 136 milionë dollarë, nga të cilat 46 milionë dollarë është paga e tij dhe 90 milionë dollarë nga sponsorizimet, paraqitjet, licenca dhe aktivitete të tjera tregtare.
Mbappé, i cili në moshën 24-vjeccare renditet i 3-ti me 120 milionë dollarë, dhe Johnson, i 6-ti, me 107 milionë dollarë, shfaqen në “top 10”.
Këta të tre bëjnë pjesë në grupin e tetë atletëve që kanë fituar më shumë se 100 milionë dollarë secili në 12 muajt e fundit, dyfishi krahasuar me një vit më parë.
Ronaldo, Messi (130 milionë dollarë) dhe LeBron James (119,5 milionë dollarë) e kanë kaluar këtë prag në të kaluarën, por për pesë të tjerët – Mbappé dhe Johnson, kampioni i boksit Canelo Álvarez (110 milionë dollarë), Mickelson (106 milionë dollarë) dhe basketbollisti i NBA, Stephen Curry (100,4 milionë dollarë) është hera e parë që e kapërcejnë këtë prag. Vetëm shtatë atletë të tjerë kanë qenë pjesë e këtij klubi ekskluziv.
Ylli i tenisit Roger Federer, i cili renditet i 9-ti në klasifikim, është një prej atletëve që nuk e kapërceu pragun 100 milionë edhe në vitin 2023. Të ardhurat e tij vlerësohen në 95.1 milionë dollarë, thuajse të gjitha nga fusha.
Kjo shifër do ta kish bërë atë atletin më të paguar në botë deri në 2017, kur Ronaldo u ngjit në krye të klasifikimit me 93 milionë dollarë.
Kevin Durant plotëson dhjetë vendet e para të klasifikimit në 2023, me 89.1 milionë dollarë.
10 atletët më të paguar në botë në vitin 2023
1 | Cristiano Ronaldo
Fitimet totale: 136 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 46 milionë
Fitimet jashtë fushe: 90 milionë
Sport: futboll
2 | Lionel Messi
Fitimet totale: 130 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 65 milionë
Fitimet jashtë fushe: 65 milionë
Sport: futboll
3 | Kylian Mbappè
Fitimet totale: 120 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 100 milionë
Fitimet jashtë fushe: 20 milionë
Sport: futboll
4 | LeBron James
Fitimet totale: 119,5 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 44,5 milionë
Fitimet jashtë fushe: 75 milionë
Sport: basketboll
5 | Canelo Alvarez
Fitimet totale: 110 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 100 milionë
Fitimet jashtë fushe: 10 milionë
Sport: boks
6 | Dustin Johnson
Fitimet totale: 107 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 102 milionë
Fitimet jashtë fushe: 5 milionë
Sport: golf
7 | Phil Mickelson
Fitimet totale: 106 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 104 milionë
Fitimet jashtë fushe: 2 milionë
Sport: golf
8 | Stephen Curry
Fitimet totale: 100,4 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 48,4 milionë
Fitimet jashtë fushe: 52 milionë
Sport: basketboll
9 | Roger Federer
Fitimet totale: 95,1 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 0,1 milionë
Fitimet jashtë fushe: 95 milionë
Sport: tenis
10 | Kevin Durant
Fitimet totale: 89,1 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 44,1 milionë
Fitimet jashtë fushe: 45 milionë
Sport: basketboll
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch