Bota
10 qytetet më të mira për të pritur Vitin e Ri
Festa e Vitit të Ri po afrohet, derisa qytetet anembanë botës po përgatiten për këtë ngjarje, kurse veçohen dhjetë qytete, ku atmosfera është e jashtëzakonshme, me fishekzjarre, koncerte dhe manifestime të ndryshme.
Listën e kryeson padyshim Sidnei i Australisë me show-n spektakolar të ofruar çdo vit në Harbour Bridge, shkruan “TCH”.
Spektakli i fishekzjarreve në Hong Kong, bashkë me hotelet e veçanta, kërcimet dhe perfomancat e cirkut, e bëjnë atë një qytet ku ia vlen të kalohet ndërrimi i viteve, përcjell albinfo.ch.
Në vend të tretë vjen Bangkoku, pushtuesi i zakontë i renditjes së qyteteve më të mira aziatike për jetën e natës.
Nuk mund të mungonte Dubai me Burj Khalifa-n e tij, që shkëlqen e tëra mbrëmjen e vitit të ri.
Lista s’lë jashtë as sheshin e kuq historik të Moskës; është vërtetë i ftohtë, por spektakli i fishekzjarreve, i organizuar aty, mbetet i paharrueshëm.
Cape Town zë vend në këtë renditje si njëri prej qyteteve më të bukura të Afrikës, ku festimet e vitit të ri janë spektakolare.
Londra nuk zhgënjen asnjëherë me kremtimet e saj, të cilave i shtohen këtë radhë edhe festa më të veçanta, me tematikë nga vitet 1920.
Ata që duan ta presin ndërrimin e viteve me 2 milionë frymë të tjera në një resort të bukur e të ngrohtë le të marrin rrugën e Rio de Zhaneiros.
Times Square i Manhatenit është kthyer tashmë në sinonimin e kremtimeve të vitit të ri me rënien e famshme të sferës, por nuk mbetet prapa as Las Vegasi me dritat e tij verbuese, të cilat shumëfishohen mbrëmjen e 31 dhjetorit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











