Ekonomi
10 mijë vende pune preken nga Brexit
Rreth 10,000 vende pune në fushën e financës do të zhvendosen nga Britania ose do të krijohen jashtë shtetit në vitet e ardhshme, nëse Mbretërisë së Bashkuar u mohohet qasja në tregun e përbashkët të Evropës
Sipas një sondazhi të Reuters për firmat që punësojnë pjesën më të madhe të punëtorëve në financat ndërkombëtare, rreth 10,000 vende pune në fushën e financës do të zhvendosen nga Britania ose do të krijohen jashtë shtetit në vitet e ardhshme, nëse Mbretërisë së Bashkuar u mohohet qasja në tregun e përbashkët të Evropës.
Frankfurt ishte larg nga destinacioni më i popullarizuar për rolet e reja, tregoi sondazhi, me Parisin të dytin më të largët.
Rezultatet nga 123 firma erdhën nga sondazhi i parë publik gjithëpërfshirës për t’u kërkuar bankave, siguruesve, firmave private të kapitalit dhe bursave më të mëdha në Britani për detajet specifike të planeve të tyre deri më tani, në rast të një Brexit të ashtuquajtur “të vështirë”, shkruan ‘Monitor’.
Gati gjysma e kompanive të anketuara thanë për Reuters se do të duhet të lëvizin stafin ose të ristrukturojnë bizneset e tyre për shkak të Brexit, që do të ndodhë në mars të vitit 2019, përcjell albinfo.ch.
Numri i vendeve të punës që do të zhvendoseshin ose krijohej jashtë shtetit u bazua në përgjigjet e 39 kompanive që punësonin të paktën 350,000 njerëz. Rreth 1.1 milion njerëz punojnë në sektorin financiar të Britanisë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












