Fotolajmi
10 mijë refugjatë pritët të hyjnë sot në Austri
Fluksi i refugjatëve që vijnë nga Hungaria për në Austri nuk ka të ndalur.
Vetëm deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë kanë hyrë mbi 4 mijë refugjatë, ndërkohë që sipas Ministrisë së Brendshme pritet që gjatë ditës së sotme numri të arrij deri në 10 refugjatë, tregon një zëdhënës i Ministrisë, raporton “oe24.at”, përcjell “albinfo.ch”.
Ndihma mjekësore dhe humanitare është në plan të parë. Zëdhënësi i Ministrisë nuk ka dashur të jep më shumë informacione pasi që siç ka theksuar situata mund të ndryshoj në çdo kohë.
Ky fluks u bë i mundur falë një dakordimi që Austria e bëri më Gjermaninë pë të ua lejuar azilkërkueseve të kalojnë përmes kufijve të saj.
Radhët e refugjatëve që kanë përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, kohëve të fundit, i kanë shtyrë këta të fundit që të ballafaqohen me valë të papara të emigrantëve. Më shumë se 140 mijë emigrantë janë regjistruar të kenë hyrë në Hungari, përmes Serbisë, aty ku Hungari është duke ndërtuar një mur të lartë prej 3.5 metra , për të ndaluar fluksin e emigrantëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














