Lifestyle

10 gjëra që iu ofrohen falas nëse udhëtoni me aeroplan

Të udhëtuarit ‘mbi re’ pos që iu mundëson që të shkoni më shpejt në destinacionin e dëshiruar, ju ofron edhe disa gjëra të tjera, edhe atë falas, shkruan albinfo.ch.

Pavarësisht se shërbimet e ofruara dallojnë nga kompanitë apo edhe çmimi që paguani, kryesisht udhëtarët që udhëtojnë me aeroplan mund të përfitojnë falas disa gjëra.

Albinfo.ch ka përzgjedhur nga “The Travel” dhjetë prej tyre:

Ushqim me meny speciale.

Çokollatë të nxehtë.

Gjësende për rehatinë tuaj (si për shembull nënkresa).

Ushqime të lehta (snacks) dhe pije gjatë udhëtimit.

Mund të kërkoni ulëse më të rehatshme (falas).

Barna/Ilaçe mjekësore.

Një shujtë e dytë ushqimi (falas gjithashtu).

Argëtim falas (duke përdorur për shembull pajisjet video-games).

Kujdestari të fëmijëve (stjuardesat mund t’jua ofrojnë këtë shërbim për pak kohë, kur të keni nevojë).

Një turne në kabinë.