Kosova
10 fakte, që lidhen me 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Sot Kosova feston 12-vjetorin e pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe të njohur nga 116 shtete.Kosova do të shënojë këtë përvjetor me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Për përvjetorin e 12-të do të organizohen shumë aktivitete të planifikuara në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.Më poshtë 10 fakte rreth kësaj dite të shënuar për shqiptarët e Kosovës.
1) Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta2) Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi3) Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
4) Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.5) Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
6) Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.7) Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë!8) Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.9) Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.10) Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyyra e kaltër simbolizon Evropën.
E-Diaspora
-
Stokholm, prezantohet kultura shqiptare në muajin e Frankofonisë Ambasada e Kosovës në Stokholm mori pjesë në këto aktivitete, duke festuar gjuhën dhe kulturën frankofone...
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih
-
Donte t`i vriste policët me hanxhar: 8 vjet burg për shqiptarin islamist
-
Studentët takojnë liderët industrialë
-
Dr. Gezim Dervishi, mjeku që ju mëson si të ulni peshën, pa rrezikuar shëndetin
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe...
-
Cyrihu duhet të bëhet një “strehë e sigurt” për refugjatët
-
Zvicër: Rënie e vogël e shkallës së papunësisë
-
Sindikata e kompanisë SWISS kërkon përmirësime për stafin tokësor
-
Studentët takojnë liderët industrialë