Kosova
10 efektet e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kosovë
Zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka treguar 10 efektet që, sipas tij, do të ketë ky ligj.
Sipas tij, i njëjti do të ulë presionin mbi ekonominë, bizneset e familjet.
Pastaj për një periudhë, sipas tij, do të rrisë fuqinë blerëse, konsumin dhe shërbimet.
Postimi i plotë:
10 efektet e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike!
Mandati i pozitës dhe opozitës në demokraci është para së gjithash mbrojtja dhe përfaqësimi i qytetarëve. Secili përfaqësues, secili institucion, secili subjekt, secili që ka mandat të flasë apo përfaqësojë sovranin, në momente të caktuara, kritike, duhet të ketë fuqinë të ngritet mbi pozicionet, interesat, apo pikëpamjet parciale.
Është inkurajuese dhe për tu përshëndetur, që ndodhi një reflektim pozitiv, edhe pse i vonuar në lidhje votimin e Ligjit për Rimkëmbje. Është premtues fakti që shumica e nevojshme, gjykoi drejtë, që me mos kalimin e Ligjit, ishin qytetari dhe shteti të cilëve po u bëhej padrejtësi.
Më poshtë po ndaj me ju dhjetë (10) efektet e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili do të ketë një impakt rifreskues për zhvillimin, ekonominë dhe mirëqenien.
Mes tjerash, Ligji për rimëkëmbje:
Do të ulë presionin mbi ekonominë, bizneset dhe familjet;
Për një periudhë të kufizuar, do të rrisë fuqinë blerëse, konsumin dhe shërbimet;
Do të ekuilibrojë sadopak zhvillimet në tregun vendor financiar;
Do të rifreskojë potencialin e bizneseve të vogla, tashmë të rrezikuara, për të operuar më gjatë dhe më qëndrueshëm në treg;
Do të zbusë efektet negative të pandemisë, veçmas te ato familje me të ardhura më të ulëta;
Do të ndikojë pozitivisht te të gjithë, në fuqinë e shtetit si faktor stabilizues ekonomik;
Do të shërbejë si instrument i ‘tërthortë’ i asistencës sociale, për shtresat në vështirësi;
Përçon mesazh të fortë te komuniteti ndërkombëtar për klimën e përgjithshme ekonomike në Kosovë;
Ofron mundësi të re, që në dritë të këtij ligji, të planifkohen hapat tjerët të shpenzimeve në planet vjetore dhe afatmesme financiare;
Rehabiliton besimin e dëmtuar te qytetarët kundrejt kapacitetit vendimmarrës institucional, rezultat i vonesave vendimmarrëse.
Lidershipi dhe përkushtimi kërkohet në kohëra sfidash, andaj duhet falënderuar secilin për guximin për të lëvizur përpara.
Nuk duhet humbur kohë.
Të fokusohemi në implementim efikas dhe të përpiktë!
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën