Integrimi
10 bursa të Fondacionit për Zhvillimin e Kosovës në Zvicër
Për vitin 2012 janë ndarë bursat për gjashtë (6) studentë që ndjekin studimet në Kosovë dhe për katër (4) sish që studiojnë në Zvicër
Në dhjetor të vitit 2010, në Bernë qe themeluar Fondacioni për Zhvillimin e Kosovës. Ishte kjo një iniciativë e një grupi afaristësh dhe aktivistësh shqiptarë të Zvicrës, e bazuar në idenë e ambasadorit të Kosovës në Bernë, Naim Malaj. Synimi i tyre ishte që fondacioni të zgjerohej edhe me individë, institucione dhe subjekte tjera.
Në mbrëmjen solemne të themelimit të fondacionit, kishin marrë pjesë – krahas përfaqësuesve të komunitetit shqiptar – edhe një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të korit diplomatik të akredituar në Bernë. Ambasadorë si ai i Japonisë, Gjermanisë etj. ishin disa nga pjesëmarrësit më eminentë, ashtu si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve të Zvicrës. Me atë rast ata patën përgëzuar nismëtarët dhe patën premtuar ndihma konkrete në mbajtjen gjallë dhe ngritjen e fondacionit.
© albinfo.ch: Nga manifestimi i themelimit të Fondacionit për Zhvillim të Kosovës
Ndërkohë, deri sot, në qershor 2012, rreth një vjet e gjysmë pas themelimit, për fondacionin nuk është dëgjuar shumë.
Një raport fianciar që këto ditë u është shpërndarë anëtarëve dhe donatorëve të Fondacionit për Zhvillim të Kosovës ofron disa të dhëna lidhur me të hyrat e të dalat si dhe punën e bërë gjatë kësaj kohe. Krerët e fondacionit përmes këtij raporti njoftojnë po ashtu se ish presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy Rey ka pranuar të bëhet anëtare nderi e Komitetit Mbështetës të fondacionit, që sipas tyre, përbën një dëshmi më shumë për besueshmërinë e këtij subjekti.
Në fazën e tanishme, duket se fondacioni është përqendruar vetëm në ndarjen e bursave për studentë, në Kosovë dhe në Zvicër. Kështu, raporti bën të ditur se “Fondacioni…” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, për vitin 2012 ka ndarë bursat e para për gjashtë (6) studentë që ndjekin studimet në Kosovë dhe për katër (4) sish që studiojnë në Zvicër.
© albinfo.ch
Bëhet fjalë për 6 bursa me nga 100 euro në muaj për studentët në Kosovë, ndërsa pë r 4 studentët kosovarë që studiojnë në Zvicër, shumat e ndara ndryshojnë nga rasti në rast. Kështu, siç figuron në raport, një studente e vitit të dytë në Universitetin Amerikan të Gjenevës, drejtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka marrë një bursë prej 500 frangash në muaj ndërsa për pagesë taksash i janë paguar edhe 1.250 franga të tjera. Dy studente të Konservatorit të Muzikës në Bazel kanë përfituar bursa nga 300 franga në muaj ndërsa një student i shkallës master, në drejtimin financa dhe menaxhim në Universitetin Amerikan të Gjenevës, ka përfituar bursën vjetore prej 6000 frangash.
Në raport theksohet se të gjithë studentët që ndihmohen janë studentë të shkëlqyeshëm dhe shumica e tyre, me gjendje jo të mirë financiare.
“Synimi ynë është që për vitin akademik 2012-2013 shuma e mjeteve për bursat në Zvicër të dyfishohet. Jemi optimistë për arritjen e këtij synimi”, thonë krerët e fondacionit. Këtë optimizëm ata e mbështesin në gatishmërinë e treguar të autoriteteve dhe institucioneve zvicerane për ta ndihmuar fondacionin me mjete financiare.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?