Lajme

10 aplikimet çudibërëse të sodës bikarbon

Përveç përdorimit gjatë bërjes së ëmbëlsirave, palpetave si dhe si ndihmë e parë për thartirën në lukth (urthi), soda e bikarbonit mund të përdoret edhe për heqjen pa dhimbje të ashkave në lëkurë (copëza druri që hyjnë në lëkurë aksidentalisht), si ndihmë pas pickimit nga mushkonjat ose tek djegia nga dielli, por edhe në shumë mënyra  të tjera.

Ky pluhur çudibërës më së shpeshti përdoret si tretësirë për neutralizimim të thartirës në lukth, si dhe të gjitha pengesave në lidhje me të. Kur soda merret në mënyrë orale, ka efekt alkalik në organizëm, e shumë këtë e përdorin si lëndë terapie për të arritur Ph alkale, në mënyrë që të shmanget thartira e tepruar në organizëm, e cila mund të sjellë deri tek sëmundjet. Por kjo nuk është e gjitha. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat mund të përdorni ndikimin e gjithanshëm të sodës të bikarbonat brenda dhe jashtë shtëpisë.

Heqja e ashkëzave nga lëkura

Përzieni gjysmë luge sodë bikarbon me pak ujë, deri sa nuk fitoni masë homogjene. Masën e fituar vendoseni në vendin e lënduar që në tërësi ta fsheh ashkëzën. Përmbi pastë vendoseni një leckë dhe lejeni të ndikojë 24 orë. Pas kësaj periudhe, ashkëza duhet të jetë jashtë lëkurës, që pastaj pa dhimbje të hiqet me pincetë.

Zbardhje natyrale të dhëmbëve

Përzieni një lugë me sodë bikarbon, pak kripë dhe disa pika uthull dhe me atë përzierje lani dhëmbët. Veprimin përsëriteni 2-3 herë në muaj, dhe assesi më shpesh.

Djegia në diell

Një lugë sodë bikarbon përzieni në një filxhan ujë të ftohtë. Më pas ngjyeni një gazë të pastër dhe vendoseni në lëkurë. Do të ndieni lehtësim dhe freskim.

Rigjenerimi për këmbë të lodhura

Kur këmbët tuaja kanë nevojë për freskim, futini në lëng të vakët me dy deri tre lugë sodë bikarboni. Më vonë ‘bëjani një dhuratë’ këmbëve nga mjalta dhe soda.

Deodorant natyral

Nëse doni t’i ikni aluminiumit dhe parabensit nga deodorantat konvencional, thjesht përzieni sodën e bikarbonat me ujë dhe vendoseni nën sqetulla. Ose kërkoni reçetën për për deodorant natyral i cili përmban sodë, vaj kokosi dhe vaj eterik. Ky kombinim i përbërësve pamundëson zhvillimin e bakterieve dhe mbron efektshëm nga era e pakëndshme.

Freskoni frymën

Në 1dl ujë përzieni sodë bikarboni dhe një lugë çaji të vajit eterik. Disa herë silleni nëpër gojë më pas nxirreni nga goja dhe kështu me efikasitet neutralizoni erën e keqe të gojës.

Pas kafshimit nga mushkonjat

Lehtësoni të kruarën e padurueshme me përdorimin e pastës prej sodës së bikarbonat me pak ujë, ose vendin ku jeni pickuar vetëm lageni me sodë. Në pastë mund të vendosni edhe një pikë vaj eterik të levandës.

Pilling natyral

Përzieni një lugë sodë bikarbon, mjaltë dhe lehtë në mënyrë tërthore fërkojeni fytyrën ose trupin, dhe shpërlajeni me ujë të vakët. Lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shtrënguar.

Larje e thellësishme e flokëve

Nëse shpesh përdorni produkte për të formuar flokët, nganjëherë shamponi nuk është i mjaftueshëm për pastrim të thellë të flokëve. Thjesht, hidhni në duar pluhurin e sodës së bikarbonat para hedhjes së shamponit dhe flokët tuaj do të jenë tejet të pastërta.

 Dush detoksifikues

Për relaksim të muskujve me dhembje dhe për një detoksifikim të mrekullueshëm, në shamponin tuaj për trup shtoni një filxhan sodë bikarbon dhe një filxhan uthull ekologjike të mollës. Nëse lëkurën e keni të thatë, masës shtojani pak bazë të naftës, me disa pika të vajit tuaj eterik të preferuar.