Bota
1 në 4 shtëpi është bosh në Bullgari
Një arsye është se bullgarët që shkojnë jashtë vendit nuk i shesin ose japin me qira shtëpitë e tyre
Në Bullgari ka më shumë se 1.2 milionë banesa të pabanuara, sipas Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Në qytete, rreth një në katër shtëpi janë bosh, ndërsa në fshatra, shifra është afër 43 për qind, kryesisht për shkak të shpopullimit.
Përqindja e banesave të zbrazëta në rrethin e Sofjes është shumë e lartë, në 48.2 për qind, ndërsa në Pernik shifra është 44.9 për qind dhe në qarkun Burgas, 43.7 për qind, shkruan ‘Scan’.
Duke folur në një intervistë televizive, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Malina Kroumeva,, tha se kishte disa arsye pse shtëpitë ishin bosh, përcjell albinfo.ch.
Njëra ishte se ka pasur mosmarrëveshje rreth pronës së trashëguar, ndërsa këto mosmarrëveshje po vazhdonin, banesat mbeten bosh.
Një arsye tjetër ishte se bullgarët që shkojnë jashtë vendit nuk i shesin ose japin me qira shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër Pagat e shtetasve zviceranë janë statistikisht më të larta se ato të shtetasve të huaj, tregon...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira