Bota
1 milion vende pune bosh në Gjermani, kërkohen punëtorë nga Shqipëria dhe Kosova
Sipas ministrit të shëndetësisë, Jens Spahn, të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova mund të ndihmojnë vendin që të mbushë 50 mijë vendet vakante në shëndetësi
Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkon medoemos të ndryshojë fluksin migrator në vend nëpërmjet një ligji të ri për migracionin, me qëllimin e vetëm për ta bërë më të lehtë për të huajt që të gjejnë një punë në Gjermani. Politika e dyerve të hapura duket se po hyn kështu në një fazë të dytë. Ligji i ri i emigracionit do të shoqërohet me një paketë 4 miliardë euro.
Një ndër arsyet kryesore të kësaj politike duket se është nevoja e pashmangshme për të mbushur vendet vakante në sektorët kyç, si ai i kujdesit shëndetësor, shkruan ‘Scan’.
Bëhet fjalë për më shumë se 1 milion vende pune vakante, shprehen përfaqësuesit e biznesit në vend, përcjell albinfo.ch.
“Ne do të vazhdojmë të mbështetemi te profesionistët e huaj”, deklaroi Angela Merkel në Bundestagun gjerman, duke mbrojtur kështu politikat e saj pro emigracionit.
Sipas saj, kompanitë nuk duhet të ikin nga Gjermania vetëm se s’po gjejnë dot staf. Shqiptarët ndërkohë duket se janë në fokus të ligjit të ri për shkak të potencialit që ofrojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor.
Sipas ministrit të shëndetësisë, Jens Spahn, të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova mund të ndihmojnë vendin që të mbushë 50 mijë vendet vakante në shëndetësi.
Ai ndër të tjera, vetëm pak kohë më parë bënte apel për përshpejtimin e procedurave për dhënien e vizave për të huajt që duan të punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor në Gjermani. Në 15 vitet e ardhshme projektohet që sektori të ketë 250 mijë staf mungesë. Vetëm emigrantët mund ta mbulojnë këtë hendek.
Të dhënat e urdhrit të mjekut flasin mesatarisht për 150 kërkesa në vit nga mjekët shqiptarë për t`u larguar drejt Gjermanisë, ç`ka bën që në 4 vitet e fundit të jenë larguar mbi 500 mjekë.
Për infermierët ndërkohë, numri është bindshëm më i lartë, pasi flitet për rreth 3000 të tillë të larguar. Kjo tendencë mund të rritet edhe më shumë me ligjin e ri gjerman dhe nevojën në rritje për profesionistë, as politikat e reja të qeverisë për të stimuluar ekonomikisht mjekët që punojnë në rrethe, nuk kanë pasur efekt në zhbërjen e dëshirës për t`u larguar nga vendi.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?