Maqedonia

1 milion pasaporta në Maqedoni do të duhet të ndërrohen

Rreth një milion pasaporta të vlefshme të qytetarëve maqedonas, që duhet të ndërrohen brenda tetë muajsh, po krijojnë rrëmujë e pritje të gjata në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjithashtu, shpenzimet për ndërrimin e dokumenteve personale duhet të mbulohen nga vetë ata, gjë që është kritikuar edhe nga Avokati i Popullit.

Në bazë të Marrëveshjes së Prespës, që i dha fund kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, të gjitha dokumentet personale – pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë – qytetarët duhet t’i ndërrojnë deri në shkurt të vitit 2024, përfshirë këtu dhe ata të cilët kanë dokumente valide. Këto janë dokumente me emrin e ri kushtetues të shtetit, ku krahas Maqedonia, shtohet pjesa “e Veriut”, transmeton rel përcjell albinfo.ch.

Sipas MBP-së, vetëm 40 për qind e pasaportave mbajnë emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo ministri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë rreth 1 milion e 736 mijë pasaporta të vlefshme, por mbi 60 për qind prej tyre kanë emrin e vjetër të shtetit.

Por, koha e shkurtër që ka mbetur për të zëvendësuar dokumentet personale ka krijuar një listë të gjatë pritjeje.

Qytetarët që caktojnë një termin me telefon, do të duhet të presim më shumë se 40 ditë. E njëjta gjë vlen edhe për caktimin e terminit përmes sistemin online.

Sipas qytetarëve, pritjet para sporteleve të MBP-së për nxjerrjen e këtyre janë të gjata, ka rrëmujë e zënka, meqë, sipas tyre, nuk po respektohet radha e as termini i paracaktuar.