Lajme
1 miliard euro humbje në sektorin e hotelierisë në Kosovë
Pandemia më së shumti ka dëmtuar pronarët e hoteleve dhe turizmit, duke humbur afër një miliard euro, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë, përcjell Albinfo.ch.
Por që, sipas tij, po të kishte pak kujdes ka pasur mundësi që të evitohet kjo gjendje që ai e quan drastike.
“Dasmat nëse i marrim në tërësi afër një miliard i ka dëmtuar kur e shikojmë krejt qarkullimin dhe është shumë dëm i madh bile me pak kujdes kemi mundur ta evitojmë, sepse është e palogjikshme sallat me 1 000 metër katrorë, bile 150 kanë mundur të mbajnë dasmën”.
Sogojeva falënderon zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri, i cili ka dëgjuar sugjerimet e tyre për të mos shkuar deri te mbyllja totale.
Mes tjerash, ai shtoi se i kanë ikur mbylljes për të shpëtuar milionat.
Ai beson që pandemia do të përfundojë vitin tjetër dhe qytetarët do t’i kthehen jetës normale.
“Duke falënderuar disa nga qeveritarët dhe zëvendëskryeministrin Besnik Tahirin na kanë dëgjuar dhe kanë marrë sugjerimet tona ne si Odë e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Oda Ekonomike dhe Oda Amerikane kemi ndikuar direkt që të kemi këtë gjendje dhe kemi larguar mbylljen”.
“Po të mos kishim ndikuar në këtë formë, ndoshta do të ishim në mbyllje totale, e cila do të ishte edhe më drastike. Me një fjalë, i kemi ikur mbylljes dhe kemi shpëtuar milionat. Unë shpresoj që në dhjetor, eventualisht janari do të përfundojë gjithçka dhe do t’i kthehemi jetës normale”, thekson Sogojeva.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor