Kosova
1 litër naftë: Një zviceran duhet të punojë 4 minuta, një shqiptar duhet 55 minuta
Shqipëria është mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë sipas GlobalPetrolPrices
Një shqiptar mesatar paguhet neto në muaj 410 euro. Kjo shumë përkthehet në 2.36 euro neto në orë. Kaq vlen ora e punës së një shqiptari mesatar.
Por, çfarë mund të blesh me një orë punë në Shqipëri? 1 litër naftë! Pra, duhet të punosh rreth 1 orë për të blerë vetëm 1 litër naftë në vendin tonë. Ndërkohë, me një litër naftë mesatarisht mund të përshkosh rreth 15 kilometra me makinë.
“Scan Intel” i ka analizuar shifrat pikërisht nga ky këndvështrim ndryshe dhe ka renditur të gjitha vendet e Evropës bazuar në orët e punës që duhen për të blerë një litër naftë. Krahasimi është bërë sipas pagës mesatare neto në secilin vend, dhe çmimit të përditësuar të naftës në secilin vend. Kemi marrë në analizë çmimin e naftës duke qenë se 75% e automjeteve në vendin tonë punojnë me naftë, por edhe sepse, Shqipëria është ndër 10 vendet me naftën me pakicë më të shtrenjtë në glob, mes 167 vendesh, përcjell albinfo.ch.
Kështu, nga ky përpunim dhe analizim të dhënash rezulton se në Shqipëri nevojiten mesatarisht 55 minuta punë për të blerë një litër naftë. Në vend të dytë ndjek Ukraina, ku një litër naftë vlen 51 minuta punë. Në Moldavi një litër naftë vlen 50 minuta punë, dhe në Kosovë 47 minuta punë.
Me pas renditja vijon me Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ndërkohë, në vend të fundit, si shtetin ku duhet më pak “djersë” për të blerë një litër naftë, gjejmë Zvicrën, me vetëm 4 minuta punë.
Paradoksalisht, Shqipëria e vendit të parë në këtë renditje, dhe Zvicra e vendit të fundit, kanë një çmim nafte të njëjtë. Kjo do të thotë se ndërkohë që një shqiptari i duhen 55 minuta punë për të blerë një litër naftë, me të njëjtin volum pune, një zviceran mund të blejë plot 14 litra naftë. Në fund të tabelës gjejmë gjithashtu vende si Monaco, Luksemburgu, Danimarka, Irlanda, Austria, Norvegjia, Gjermania etj., përcjell tutje albinfo.ch.
Ndërkohë, Shqipëria është mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë sipas GlobalPetrolPrices. “Scan Intel” ka bërë një analizë të zgjeruar mbi këtë, vetëm pak ditë më parë, ku të dhënat janë kryqëzuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të secilit shtet, nga ku rezulton se Shqipëria është një rast unik në botë, e renditur krah shteteve me një PBB për frymë 14 herë më të lartë se ne mesatarisht.
Po krahasuar me pagën? Mesatarisht, vendeve të tjera, mes atyre me naftën më të shtrenjtë në botë, ku 9 janë shtete evropiane, i duhen 7.4 minuta punë për të blerë 1 litër naftë, pra rreth 7.5 herë më pak volum pune.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca