Maqedonia

1 i vdekur e 12 të lënduar pas një aksidenti në Itali të një autobusi nga Maqedonia e Veriut 

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin mori pjesë edhe një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut.

Në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit R.I. (1965), shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa 12 pasagjerë, po ashtu shtetas të RMV-së, kanë marrë lëndime të lehta, njofton MPJ.

“Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Romë, vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPJ.