Lajme
1.8 milionë vende të reja pune gjatë korrikut në SHBA
Raportohen 1.8 milionë vende të reja punë gjatë korrikut në SHBA
Së fundmi, departamenti Amerikan i Punës deklaroi se ekonomia e SHBA vijoi të shënojë shifra të rimëkëmbjes pas goditjes që pësoi nga pandemia. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit korrik në SHBA u hapën mbi 1.8 milionë vende pune, shifër kjo më e ulët nga periudha maj-qershor dhe një tregues se rastet e reja me koronavirus po ngadalësojnë ritmin e punësimeve, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet në pjesën më të madhe të vendit, bizneset ndodhen nën presion dhe shumë punëdhënës po ngurojnë të punësojnë njerëz.
Sipas raportit të Departamentit të Punës ekonomia ka rikuperuar vetëm rreth 42 për qind të 22 milionë vendeve të punës që u mbyllën si pasojë e recesionit të shkaktuar nga pandemia gjatë 3 muajve të fundit.
Shkalla e papunësisë ra në muajin korrik nga 11.1 për qind në 10.2 për qind, por vazhdon të jetë më e lartë sesa niveli i papunësisë që u shënua gjatë recesionit të 2008-2009-s. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut