Zhvillim
1.1 kilometër i gjatë konvoji me ndihma gjermane për të varfrit në Ballkan
Kjo kolonë ka dërguar plot 1.2 milion shujta ushqimore ose 935 tonelata, të cilat do t`u ndahen në veçanti më të varfërve në kuzhinat e të varfërve në Zagreb, Prishtinë, Sarajevë dhe Cetinje
Me moton «Të rinjtë ndihmojnë» grupi prej 100 famullive gjermane Inë mes të lokaliteteve Inn dhe Salzach) ka dërguar ndihma në vendet e Ballkanit në shumë dhe sasi rekorde. Plot 311.000 euro është vlera e gjithmbarshme e ndihmave materiale të shpërndara pastaj në Kosovë Shqipëri, Bosnjë, Mal të Zi dhe Kroaci, shkruan ovb-online.de. Bëhet fjalë për 22.000 pako dhe 1165 paleta me artikuj ushqimorë, të dërguara me 66 dërgesa me kamionë në vendet e përmendura.
1.1. kilometër do të zgjatej koloni sikur të 66 transportet të radhiteshin në një konvoj kamionësh, transmeton albinfo.ch. Kjo kolonë ka dërguar plot 1.2 milion shujta ushqimore ose 935 tonelata, të cilat do t`u ndahen në veçanti më të varfërve në kuzhinat e të varfërve në Zagreb, Prishtinë, Sarajevë dhe Cetinje.
Paralelisht, përmes 7 qendrave të Caritasit do të behet ndaja e shqimeve edhe nëpër famulje në nevojë. Vetëm në Kosovë ndarja do të bëhet në müenyrë vullnegtare në 28 pika. Para së gjithash kjo do të ndodhe në spitale, shtëpi pkeqsh dhe jetimore si dhe në shoqatate e personave me nevoja të veçanta etj., shkruan veç tjerash portali i përmendur dhe shumë medie tjera gjermane.
“Secili nga këta njerëz të vuajtur shpreh mirënjohje të thellë dhe ndjehet se nuk është lënë i vetëm në varfërinë e tij», shkruan Violeta Ferati nga Caritasi i Ferizajt.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik